Numër i madh i fëmijëve me simptoma të Covid-19 po trajtohen në QKMF-në e Prishtinës

Prishtinë | 09 Shk 2021 | 12:08 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Prishtinë ditët e fundit janë paraqitur për trajtim numër i madh i fëmijëve me simptoma të Covid-19.

Diamanta Raça-Hoxha, shefe e Repartit të Pediatrisë në QKMF, në një intervistë për Ekonomia Online, ka se është rritur ndjeshëm numri i pacientëve të vegjël që kërkojnë ndihmë, me simptoma nga më të ndryshmet.

Ajo thekson që këto simptoma janë të shkaktuara prej viruseve, që në fillim janë simptoma të lehta, por që më vonë po shkaktojnë komplikime te fëmijët.

“Kohëve të fundit për shkak ndryshimit të variacionit, temperaturës së jashtme edhe ndryshimeve në temperaturë jashtë edhe brenda mund të themi se është rritur ndjeshëm numri i pacientëve të vegjël që kërkojnë ndihmën në njësinë tonë. Simptomat janë të ndryshme, në formë të kollës, temperaturës, rrjedhjes së hundëve, plogështisë tek fëmijët më të mëdhenj, që vetëm shprehen që janë të plogësht, kokëdhimbjes, refuzimit të ushqimit, tek fëmijët më të vegjël është në formë të vjelljes, barkqitjes, humbje të oreksit, padisponimit e kështu me radhë”.

“Padyshim këto ftohjet që quhen në popull, ose flamat me gjuhë popullore janë të shkaktuara prej viruseve, edhe viruset në qarkullim janë në numër shumë i madh i viruseve, që te ne në mjekësi emërtohen si adeno viruse, rino viruse, viruse influencës, para influencës, edhe formë korona virusi që është tash pak më aktual, kështu që ka numër të madh të viruseve që shkaktojnë këto inflamacione, shkojnë me inflamacione kryesisht me rrugët e epërme të frymëmarrjes, me simptoma që i përmenda, e shkojnë me inflamacione të hundës, në formë të faringitit pra pezmatimit të fytit, të telave të zërit, zakonisht në fillim shkon në formë të lehtë, me simptomat e lartpërmendura por më vonë, mundet me u komplikuar, infeksioni munde të zbres poshtë dhe të shkaktoj bronhite të thjeshta, bronhite me frymëzanie, dhe pezmatim të indit mushkëror”, deklaroi tutje ajo.

Tutje ajo tha që normalisht që nga Covid-19 janë fëmijët më të atakuarit, sepse sipas saj, organizmi i fëmijës është shumë i ndjeshëm

“Patjetër fëmijët janë më të atakuarit, sepse organizimi i fëmijës është shumë i ndjeshëm, se vet imuniteti krijohet në moshë tre deri në katër vjeçare, fëmijët janë pa imunitet deri në këtë moshë, pas kësaj moshe krijohen disi imunitet, sa ma i vogël që është fëmija, atëherë edhe fëmija është më lehtë transmetohet infeksioni, prej të rriturit tek fëmijët”.

Doktoresha tha mjekimi fëmijëve u bëhet në kohën e duhur dhe në bazë të situatës ata dërgohen edhe për mjekim të mëtutjeshëm.

“Na jemi gjithmonë në gatishmëri  shërbimit jonë, punon 12 orë, punohet edhe gjatë shtunave, e dielave edhe kujdestari e natës, pastaj edhe natën fëmija mund të vizitohet kështu që jemi mjaft vëmendshëm, kur vjen fëmija menjëherë evidentohet në sportel nga motrat, ku matet pesha, gjatësia nëse ka nevojë me i dhanë shpejtë e shpejtë ndonjë medikament nëse është temperatura shumë e ngritur, ose freskojmë fëmijën dhe ambientin dhe ajo ndikon si simptomë, pastaj mjeku e bën ekzaminimin dhe terapinë adekuate, nëse është për ma tutje e dërgojmë tek laboratori, bazë analizave e japim terapinë definitive”.

Gjatë 24 orëve janë testuar gjithsej 2.388 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 290 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Numri total i rasteve pozitive është 62 548 raste nga 252 163 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1 526 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 189 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është gjithsej 54 231 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6 791.

Lexo më shumë:

Të ngjashme