Qeveria turke dhuron pajisje mjekësore për “Human Care”

Prishtinë | 11 Gus 2017 | 10:58 | Nga Albulena Avdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Agjencia turke “TIKA” ka dhuruar donacion pajisje mjekësore për organizatën “Human Care”, raporton Ekonomia Online.

Agim Qehaja, Drejtor i Poliklinikës “Human Care”, ka falënderuar qeverinë turke për donacionin e dhënë. Qehaja ka shtuar se pajisjet e dhuruar do të jenë në shërbim të qindra personave.

Ambasadorja e Turqisë në Kosovës, Kıvılcım Kılıç, tha se kjo ndihmë e ofruar dëshmon se Turqia është gjithmonë afër shtetit të Kosovës.

“Fillimisht e vizituam punën qe kjo poliklinikë dhe organikat e kryen dhe shpresoj që kjo ndihmë tu ndihmoj në ofrimin e shërbimeve më cilësore dhe kemi treguar që jemi si gjithmonë afër shtetit të Kosovës. Ky projekt shpresoj që të shihet si reflektim i dorës bujare të shtetit të Turqisë. Objektivat tona janë që populli i Kosovës të jetë sa më i lumtur me një të ardhme shumë më të mirë dhe ne do të vazhdojmë përkrahjen tonë”, tha ajo.

Ndërsa, Hasan Burak Ceran, drejtori i “TIKA”, tha se organizata që ai drejton do të vazhdojë të përkrahin këtë sektorë.

“Ne nuk i publikojmë vlerat e projekteve sepse vlera e shërbimeve që do të marrin njerëzit nuk matet me para. Do të vazhdojmë të përkrahim këtë sektor edhe në të ardhmen. Kemi përkrahur sektorin e stomatologjisë dhe mjekësisë interne”, tha ai.

Poliklinika “Hunan Care”, është hapur në Kosovë që nga paslufta. Deri sot atë e kanë vizituar mbi 50 mijë pacientë.

Lexo më shumë:

Të ngjashme