QKMF-ja në Prishtinë ofron shërbime për pacientët, gjatë ditës vendoset nëse do të vazhdohet me grevë

Prishtinë | 16 Dhj 2019 | 11:22 | Nga Arlinda Sejdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Dy ditë pas mbajtjes së grevës në institucionet shëndetësore, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Prishtinë të hënën ka vazhduar punën duke ofruar shërbime shëndetësore për pacientë, raporton Ekonomia Online. 

Asnjë pacient nuk ishte kthyer prapa, të gjithë kishin marrë shërbimet e nevojshme. Një nga ta është edhe Faik Krasniqi.

“Këtu e mora insulinën, e mora vaksinën e gripit për vete”. 

Ai tha se nëse punëtorët shëndetësorë hyjnë përsëri në grevë, do të jetë e dëmshme për ta si pacient.

“Jo për mua por për gjithkë nuk është e mirë. Populli nuk kanë faj”, u shpreh Krasniqi.

Shërbime mjekësore mori edhe Bajram Buzuku, sipas të cilit, edhe nëse stafi mjekësor janë në grevë për pacientë duhet të punojnë.

“Po e mbajnë grevën, por për popull duhet të punojnë”.

Ramize Fazliu,  thotë se tash që greva është ndërprerë, nuk ka pasur problem të marrë shërbimet mjekësore

“Edhe shpejt i kemi marrë. Në spital kam pas te i eshtrave edhe këtu mora vaksinën”.

Sipas saj, nëse punëtorët shëndetësore vazhdojnë me greva, ata që pësojnë më së shumti janë vetë pacientët.

“Kështu me qenë urgjent, është e dëmshme”, tha ajo.

Sherif Makolli, kryetar i sindikatës së QKMF-së, Prishtinë, tha përmes telefonit për Ekonomia Online se greva është mbajtur të premten deri në orën 15:00. 

Ai tha se QKMF-ja, është duke punuar dhe presin vendimet e Këshillit Drejtues të tri sindikatave për veprimet e mëtutjeshme.

“Momentalisht është duke u punuar në QKMF. Tani presim vendimet e Këshillit Drejtues se çfarë do të ndodhë”, tha ai për EO.

Greva e përgjithshme brenda institucioneve shëndetësore të vendit në të tri nivelet kishtefilluar me moton “Presim pagat me ligjin e ri”.

Ditë më parë, Gjykata ka pezulluar Ligjin për Paga në Sektorin Privat deri më 30 mars të vitit 2020.

Kjo ka sjell pakënaqësi të shumta te Sindikata e shëndetësisë, arsimit dhe policisë, të cilët kanë paralajmëruar greva të mëtutjeshme.

LEXONI EDHE:

Lexo më shumë:

Të ngjashme