Radhë të gjata për t’u testuar, për 24 orë u kryen mbi 11 mijë testime

Prishtinë | 25 Jan 2022 | 16:02 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Radhë të gjata janë krijuar para Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, si shkak i interesimit të madh të qytetarëve për t’u testuar për Covid-19, raporton Ekonomia Online

Mbi 11 mijë testime janë bërë brenda 24 orëve të fundit, ndërkaq 2707 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, e dy të tjerë e kanë humbur betejën me këtë sëmundje.

Ky interesim i qytetarëve ka ardhur si pasojë e rritjes së rasteve pozitive kohëve të fundit, teksa Qeveria është detyruar t’i rikthejë masat shtrënguese në vend.

Tash e një kohë të gjatë kryeqyteti është komuna me më së shumti raste aktive me coronavirus, aktualisht në Prishtinë janë mbi 7 mijë raste aktive, duke lënë pas Mitrovicën me mbi 1500 raste.

Lexo më shumë:

Të ngjashme