Rajoni i Dukagjini po përgatitet për valën e dytë të pandemisë, Zemaj kërkon përgjegjësi

Pejë | 15 Tet 2020 | 12:10 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri Shëndetësisë, Armend Zemaj ka marr pjesë në tryezën e organizuar nga Qendra Evropiane për Çështje të Komuniteteve në kuadër të projektit “Aktivitetet Ndërkufitare në Sektorin e Shëndetit Riprodhues-CARES”, raporton Ekonomia Online.

Zemaj me këtë rast tha se po vazhdojnë punën në ngritjen e kapaciteteve duke shtuar se llogaridhënia është kyçe në avancimin e sistemimit të shëndetësisë.

“Unë ju lus të vazhdoni me komunikimin ndani nevojat dhe përvojat e rajonit të Dukagjinit. Po punojmë për ngritjen e kapacitete dhe resurseve humane”.

“E konsideroj të rëndësishme dhe të veçantë ketë tryezë, do të punojmë për avancimet shëndetësore”.

“Llogaridhënia është kyçe duhet të jemi përgjegjës ndaj punës dhe përgjegjësive që kemi”.

Ramadan Dacaj, gjinekolog në Spitalin Rajonal Pejë, tha se janë detyruar që të angazhojnë staf tjetër ngase kanë vetëm dy infektogë.

“Ne kemi marrë masë që të rrisim vetëdijesimin apo edukimin e personelit të spitalit. Fatkeqësisht kemi pasur vetëm dy infektologë andaj kemi angazhuar mjekë tjerë”.

“Sidomos kur bëhet fjalë për shëndetin riprodhues kemi pas kujdes të  madh që të mos rrezikojmë shëndetin”.

Afrim Sylejmani, përfaqësues nga Spitali Rajonal i Gjakovës, tha se janë duke u përgatitur intensivisht për valën e dytë të pandemisë, raporton EO.

“Ne e kemi administruar shumë mirë situatën e Covidit. Po përgatitëm intensivisht për valën tjetër”.

Shefi i Obstetrikës në Spital Rajonal të Gjakovës Bujar Tabaku, tha se kanë pasur katër raste me Covid.

“Katër paciente që kanë lindur në Gjakovë kanë qenë me Covid”.

Kurse drejtori në QKMF-së në Pejë, Selmon Berisha tha se ka pasur numër më të vogël të lindjeve.

“141 lindje te ne ka pasur, pra ka rënieje të numrit”.

Lexo më shumë:

Të ngjashme