Raka: Gripi sezonal, hapja e shkollave dhe kafeterive – kërcënuese për përhapjen e Covidit

Prishtinë | 29 Sht 2020 | 17:42 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Instituti Demokracia për Zhvillim (D4D) ka mbajtur tryezë diskutimi me temën “Bashkëjetesa e pandemisë Covid-19 me gripin sezonal: Sa kemi kapacitet të trajtimit?”. Në këtë tryezë u tha se fillimi i vitit të ri shkollor, hapja e kafeterive dhe gripi sezonal mund të jenë kërcënues për përhapje  të Coronavirusit, raporton Ekonomia Online.

Në këtë tryezë ishte i profesori i  Mikrobiologjisë, Lul Raka dhe Menaxher i Programeve Shoqatave e të Drejtave të pacientëve të Kosovës Besim Kodra.

Lul Raka ka thënë se fillimi i vitit të ri shkollor, hapja e kafiterive dhe gripi sezonal mund të jenë kërcënues për përhapje  të Coronavirusit.

Raka tutje ka thënë se ulja e rasteve me Covid-19, nuk guxon të përdoret nga qytetarët si lirim

Mes tjerash ai ka thënë se Kosova nuk ka kapacitete të mjaftueshme. Ai ka thënë se duhet të furnizohemi me teste shtesë me oksigjen si dhe me staf shëndetësor.

Ai ka bërë me dije që nga fillimi i muajit të ardhshëm do të ketë staf të ri shëndetësor që do të kyçen në luftën me pandeminë.

“Është fakt që jemi në një përudh më të qetë dhe që është lehtësim për punëtorët shëndetësor. E para është fillimi i shkollave qe vë qarkullimin e madh të njerëzve, dhe çdo qarkullim potencial e përhapjes së virusit, e dyta është koha dhe hapja e kafiterive është faktor tjetër kërcënues dhe i treti faktor është sezoni i gripit. Prandaj këta tre faktorë janë elemente që duhet ta ngrisin vetëdijesimin e popullatës. Numri është në rënie, po kjo nuk guxon që të na lehtësojë. Për të pas rezultat të mirë me pandeminë e cila ka me zgjat është sikronizimi i masave nga ana e popullit dhe mbiqkyrja e autoriteteve përkatëse”, tha Raka

Mes tjerash ai ka  thënë se periudhën e inkubacionit gripi sezonal e ka 3-4 ditë ndërsa Coronavirusi 2 deri në 14 ditë.

Sipas tij vdekshmërinë shumë më të lartë e ka Coronavirusi se gripi sezonal.

“Gripi sezonal dhe virusi kanë ngjashmëri sepse prekin rrugët e frymëmarrjes. Problem do të jetë diagnoza sepse simptomatologjia do të ketë e njëjtë. Çdo vit ka pasur edhe viktima prej gripit, për virusin e gripit kemi një arme që është vaksina dhe që duhet me shfrytëzua”, u shpreh Raka.

Ai ka thënë se inspektorati duhet  të fokusohet në qendra tregtare, në kafeteri e transport publik se sa po respektohet bartja e maskave.

“Ai draf ka qenë të Policia e Kosovës, mirëpo për me orientuar  dhe kanalizuar  fokusin e inspektimit,  duhet të fokusohemi në qendra tregtare, në kafetetri  dhe transport publik nëse nuk ka maska,  sepse fokusi nuk  duhet të jetë në natyrë apo te një çift”

Menaxher i Programeve Shoqatave e të Drejtave të pacientëve të Kosovës Besim Kodra ka thënë se në mungesë të vaksinave për grip sezonal është pa përgjegjësi e institucioneve të vendit.

Ai ka thënë se duhet të rritet numri i testimeve dhe numri i inspektimeve.

“Ne kemi qenë disa herë kritikë dhe jemi munduar të jemi bashkëpunues.Ne jemi pajtuar në fillim për masat strikte që janë marr sepse jemi përballur  me një virus që nuk e njohim. Deri tani nuk ka pasur rikthim të shërbimeve shëndetësore dhe tek tani janë rithyer. Tash po vijmë me një situatë ku pritet edhe gripi sezonal dhe bashkëjetesa me të nuk do të jetë gjë e thjeshtë. Ajo që ne mendojmë që duhet të bëhet në këtë kohë për të përmirësuar bashkëjetesën me virusin është që të rriten kapacitetet testuese dhe inspektuese. Mungesa e vaksinave tregon një papergjegjësi të institucioneve.”

“Licencimi e laboratorëve e kemi pa pozitiv që mos të ngarkojë kapacitet shëndetësore. Premtimi  i ministrit për rritje të kapaciteteve nuk është realizuar dhe një premtim që ka vonesa mund ta quaj të dështuar sepse ato do të duheshin realizuar., ka thënë Kodra, raporton ekonomia online.

Dy panelistët thanë se shëndeti mental po ashtu do të jetë një sfidë për institucionet shëndetësore të krijuar nga pandemia.

Raka ka folur edhe për shëndetin mental në kohë pandemie, duke thënë se elementi kryesor me të cilin institucionet do të përballen.

Përveç  pandemisë bota është përballur edhe me mungesën e informatave që kanë mbjellë frikë e panik”

Ndërsa Besim Kodra ka thënë se pasojat e shëndetit mental te qytetarët mund të vërehen më vonë.

“Brenda 3 muajve ne kemi pranuar 79 ankesa dhe atëherë pacientët nuk i kanë frekuentuar institucionet shëndetësore. Lirimi i masave ka ndikuar në shëndetin mental të qytetarëve, por pasojat sot të vërehen më vonë”, tha ai.

Lexo më shumë:

Të ngjashme