Ramadani: Personat me Coronavirus në veri janë infektuar në Serbi, rastin në Graçanicë e mësuam nga mediat

Prishtinë | 29 Mar 2020 | 18:05 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Drejtori i SHSKUK-së, Naser Ramadani, përmes një video-konference për media ka thënë se janë dy raste të shënuara në veriun e Mitrovicës.

Thotë se në Mitrovicë janë dy raste dhe jo tri nga komuniteti serb.

“Veriu i Kosovës është pejsë integrale e territorit të Kosovës. Janë dy raste të kontaktit të cilët kontaktin e kanë me një person pozitiv në Serbi. Këto janë kontaktu nga Instituti Shëndetësor dhe po mbahen nën kontroll”.

Ai tutje ka thënë se të njëjtit, person kontakti kanë pasur një person të infektuar në Serbi.

“Veriu i Kosovës është është pjesë integrale e Kosovës, me të cilën ne kemi kontaktuar dhe janë dy raste jo tre, dhe të njëjtit kanë pasur kontakt me një person pozitiv në Serbi. Këto raste janë kontaktuar nga IKSHPK dhe po mbahen në kontroll”, ka thënë ai.

E sa i përket asaj që mediat raportuan se edhe në Graçanicë ka rast të infektuar, Ramadani tha se informata zyrtare nuk kanë marrë, përveç ato në media.

“Ne informatën e kemi marrë nga mediate sepse nuk kemi pasë qasje atje. Ky rast është duke u trajtuar, sipas mediave në Serbi. Është e drejtë themelore e çdo qytetari të trajtohet ku të dojë”.

Lexo më shumë:

Të ngjashme