Ramadani: S’do të na duheshin Polica e Inspektorati nëse do të respektoheshin masat

Prishtinë | 10 Gus 2020 | 14:32 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Drejtorin e Instituti Kombëtarë të Shëndeti Publik, Naser Ramadanin ka thënë se Projektligji për parandalimin dhe luftimin e pandemisë është dashur të procedohet më shpejt në Kuvend, raporton Ekonomia Online.

Këto komente ai i bëri në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, ku është mbajtur dëgjim publik për Projektligjin për parandalimin dhe luftimin e pandemisë.

Ai foli edhe për respektimin e masave në fuqi kundër Coronavirusit, të cilat sipas tij nëse do të respektoheshin, s’do të kishte nevojë për ndërhyrjen e Policisë.

“Natyrisht se në asnjë vend qytetarët s’mund t’i respektojnë në përpikëri masat për arsye objektive dhe subjektive. Nëse qytetarët do t’u përmbaheshin masave, nuk do të kishte fare nevojë për intervenim të policisë dhe inspektoratit”.

“Jam i gëzuar që ky projektligj ka ardhur dhe po diskutohet. Ligji kundër pandemisë është dashtë të bëhet më herët, por kurrë nuk është vonë dhe unë jam që të përshpejtohet, ajo që neve na bënë të diskutojmë është përkufizimi i lëvizjes”.

“Duke u bazuar në konceptin e pandemisë dhe rekomandimet që i kemi dhënë mund të themi qe ato bazohen në dy koncepte, ku shtylla e parë janë qytetarët dhe këto rekomandime janë mbajtja e distancës dhe higjiena personale e mbajtja e maskës”.

Ramadani ka thënë se me ligj do të duhej të rregullohet identiteti i punëtorëve shëndetësor dhe pa këtë sipas tij, projektligji është i mangët.

Ai ka thënë se identiteti i punëtorëve shëndetësor në Kosovë është i përdhosur prej nivelit të qytetarëve e deri te institucionet e vendit.

“Do të duhej të qëndronte në këtë ligji dinjiteti i punëtorëve shëndetësor dhe në qoftë se kjo nuk futet atëherë ligji do të ishte i mangër. Dinjiteti i punëtorëve është i përdhosur prej të gjitha niveleve”.

Kurse drejtori i Policisë, Rashit Qalaj, ka treguar që Policia e Kosovës për një muaj ka shënuar mbi 25 mijë proces verbale, raporton EO.

“Të gjithë policitë nuk kanë pasur hezitime, mirëpo hezitim kanë pasur se si të veprojnë në aspektin legal. Për një muaj policia ka shënuar mbi 25 mijë proces verbale që i dërgohen inspektoratit sanitar”.

“Këto gjobitje janë të nevojshme për qytetarët i hasim në rrugë për mos mbajtje të maskës”.

Lexo më shumë:

Të ngjashme