Rreth 2 mijë punëtorë teknikë në spitale nisin grevën të hënën

Prishtinë | 13 Dhj 2020 | 12:42 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, tha se që nga dita e hënë rreth 2 mijë punëtorë privat të spitaleve në Kosovë, do të hyjnë në grevë, raporton Ekonomia Online.

“Kam obligim që të njoftojë opinionin pas kërkesës sonë simbolike që të paguhen mjekët nga Qeveria e Kosovës, pas asaj që na kanë konfirmuar. Fatkeqësisht nuk kemi asnjë lëvizje pozitive, pavarësisht që kryeministri na premtoj që të premten të ulemi dhe të bisedojmë, por deri më tani nuk kemi asnjë njoftim dhe siç duket premtimi ka mbetur vetëm në letër. Andaj ju e dini që java e kaluar ishte testuese dhe gjatë gjithë javës kemi mbajtur protesta. Të hënën nga ora shtatë në të gjitha institucionet publike ku kryhen shërbimet punëtorët e sektorit privat do të hyjnë ne grevë dhe na vjen keq që kemi ardh deri te ky vendim. Në ketë grevë do të marrin pjesë të gjitha spitalet regjionale që kanë punëtorë të sektorit privat dhe ambullantat dhe qendrat e mjekësisë familjare”, tha Azemi.

Apeloi te të gjithë kompanitë private që nëse bëjnë presion punëtorëve do të dënohen nga 500 deri 5000 euro. Tutje Azemi theksoi se këtë punëtorë janë shantazhuar.

Para se të pranonin ankesa nga punëtorët teknik, para dy tri vitesh Azemi tha se kanë njoftuar që punëtorët e sektorit privat humbin 50 milionë euro trust.

“Rreth 2000 punëtorë do të hyjnë në grevë. Komisioni kërkon që të përfshihen në pagesa shtesë të pastrimit dhe sigurimit. Punëtorët e kompanisë që punojnë në QKUK i kanë mashtruar”, tha ai.

Lexo më shumë:

Të ngjashme