Neuropsikiatri Rexhepi: Nuk guxon të ketë më mbyllje, po dëmtohet shëndeti mendor

Prishtinë | 31 Kor 2022 | 08:39 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Neuropsikiatri Sami Rexhepi në një intervistë për Ekonomia Online shpreson që nuk do të ketë mbyllje sërish, pas rritjes së numrit të të infektuarve me Covid-19.

Sipas tij, mbylljet e njëpasnjëshme kanë shkaktuar probleme në aspektin ekonomik dhe atë të shëndetit mendor.

Tutje, Rexhepi tha se mbyllja eventuale do të ndikonte në rritjen e frikës dhe ankthit te qytetarët.

“Problemi me Covid është më së shumti i theksuar për shkak të këtyre valëve që kanë qenë. Kemi një stres akumulativ që ka qenë kohë pas kohe dhe është grumbulluar ai nivel i stresit. Nuk besoj që do të ketë edhe një mbyllje sepse e kemi pasur dhe na ka kushtuar edhe në aspektin ekonomik edhe në aspektin e shëndetit mendor. Do të raste e numra të mëdhenj, por nuk duhet me u mbyll për t’u shfaqur një frikë me një intensitet shumë më të lartë”.

“Në një anë është frika se nëse infektohem do të infektojë anëtarët e familjes tërë kohën është ai presion. Ne si Qendër e shëndetit mendor kemi bërë hulumtim me punëtorët shëndetësorë sa ka qenë shkalla e ‘djegies’ e punëtorëve që kanë qenë në luftë me Covidin dhe ka dalë se është Klinika e Anesteziologjisë sepse anesteziologët kanë qenë në kujdesin intensiv. Një e mirë është shkalla e rimarrjes së vetvetes dhe ka ndikuar si mbrojtës të punëtorëve shëndetësorë”, tha Rexhepi, raporton EO.

Lexo më shumë:

Të ngjashme