Sadiku: Varianti afrikan përhapet më shpejt, pacienti i konfirmuar po trajtohet me oksigjenoterapi

Prishtinë | 08 Qer 2021 | 13:06 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

U.d i drejtorit të Klinikës Infektive, Izet Sadiku në një konferencë për medie tha se pacienti i konfirmuar me variantin afrikan të Covid-19 është pranuar në këtë klinikë me 4 qershor, raporton Ekonomia Online.

Ai shtoi se ai po trajtohet me oksigjenoterapi, por që gjendja e tij është stabile. Sadiku ka shtuar se ky variant përhapet më shpejt, duke sqaruar se nuk ka ndonjë rast të konfirmuar të variantit indian.

Ai ka sqaruar se aktualisht kanë në trajtim 20 pacientë më Covid-19.

“Kemi pranuar një pacient në Klinikën Infektive me datën 4 qershor me gjendje mesatarisht të rëndë të dhe po trajtohen në klinikën tonë dhe ka rezultuar pozitiv dhe Instituti ka konfirmuar se është me variantin afrikan”.

“Është në oksigjenoterapi, por gjendja është stabile. Në bazë të hulumtimit përhapja e tij është më e shpejtë. Sepse kemi pasur forma të rënda të britanikut më të rënda. Ne nuk kemi konfirmime të rastit indian. Thuhet që përhapet ma shpejt por nuk jep forma të rënda klinike. Zakonisht duhet të merren masa për Covid përdorimi i maskës, distanca. Sigurisht të gjitha hapjet bëhen me rekomandime të institutit”.

“Ne jemi të obliguar të përgatitemi për trajtimin që kanë nevojë për hospitlaizim. Rënia e numrit të rasteve ka ndikuar që të zvogëlohet numri i të hositalizuarve dhe sot kemi 20 pacientë me Covid”.

Lexo më shumë:

Të ngjashme