Shqetësuese mbetet mbyllja e materniteteve

Prishtinë | 12 Pri 2017 | 13:05 | Nga Jehona Zhuniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Mbyllja e materniteteve ishte çështja kryesore dhe problemi më i madh që u ngrit nga mamitë në Komisionin për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale. Mamitë kërkuan nga Komisioni që kjo çështje të merret parasysh pasi që siç thanë ato nëse vazhdon ky trend i mbylljes atëherë po bëhet padrejtësi ndaj grave.

Drejtoresha ekzekutive Shoqatës së mamive të Kosovës, Magbule Elezi tha se ajo që po i shqetëson  mamit është mbyllja e materniteteve në Kosovë.

“Shqetësimet janë të mëdha por besoj se së bashku do ta zgjidhim këtë problem”, ka thënë ajo, raporton Ekonomia Online.

Kurse Gjejrane Lokaj mami në Komunën e Dragashit tha se  pretendimet për mbyllje të materniteteve duke pasur informatë  se në Kaçanik është mbyll po ashtu ka informata se kjo do të ndodhë edhe në Istog nuk është e drejtë.

“Nëse vazhdon ky trend dhe mbyllen maternitetet atëherë mendoj se ne do të ju bëjmë padrejtësi grave tona”, ka thënë ajo.

“Mendoj se shqetësimi është i atij niveli që meriton angazhim shtesë. Jo gjithmonë ligjet i përshtaten rrethanave në terren, por në këtë rast kemi të bëjmë me shkeljen e të drejtave, në këtë rast kemi të bëjmë me mos mundësinë e përfitimit të shërbimeve, në këtë rast kemi të bëjmë me shumë çka tjetër. Ky hendikep që është në këtë rast në Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare me mungesën e kuadrove specifike profesionale drejtpërdrejtë atakojnë shëndetin e grave dhe mendoj se kam të drejtë të ju lusim që ta marrim shumë seriozisht këtë”, ka thënë ajo.

Lokaj tha se përveç dëmit që do i bëhet pacienteve nuk dihet se ku do të mbesin edhe mamitë që janë të edukuara në këtë drejtim.

Besa Baftiu anëtare e Komisionit nga radhët e VV-së tha se shqetësimet që i ngritën mamitë i ka ngritur qysh në fillim të këtij mandati para ministrit të shëndetësisë.

“Unë këtë shqetësim e kam ngrit dhe kam kërkuar nga ministri që të bëhet një distribuim dhe të rritet numri i gjinekologëve. Kam kërkuar që gjinekologët të shpërndahen. Distribuimi i mjekëve është bërë në bazë të nevojave por është bërë në bazë të politikës”, ka thënë ajo.

Ajo ka thënë se këtë shqetësim do ta ngrisin edhe njëherë tek ministri i shëndetësisë Imet Rrahmani.

Kurse, deputetja e Nismës  Shukrije Bytyqi ngriti çështjen e kulturës tek mjekët duke kërkuar nga këta të fundit që së pari të kenë një kulturë njerëzore e pastaj profesionale.

“Për dy javë rishtazi kam qenë në qendrën klinikë ne Gjinekologji ajo që më ka bërë përshtypje që një mantel bardhë hyn në dhomë me ditë dhe natë të tëra e nuk e thotë një ‘mirëmbrama’ na krejt punojmë në institucione për mua është shkelje e të drejtave të njeriut që të paktën njëherë të mos e them atë”, tha ajo.

Hatim Baxhaku zëvendëskryetar i Komisionit nga radhët e LDK-së, tha se çështjen e zgjidhjes së këtij problemi nuk mund ta bënë komisioni.

“Ne këtë shqetësim do ta bartim te ministri por ky problem mund të zgjidhet përmes shoqatës. Politikat zhvillimore bëhen nga Klinika e Gjinekologjisë dhe ata janë njerëzit më profesional se si mund të organizohen maternitetet”, ka thënë ai.

Lexo më shumë:

Të ngjashme