Shqetësuese shtimi i përdoruesve të drogës – Institucionet s’kanë kapacitete për trajtimin e tyre

Prishtinë | 27 Qer 2022 | 11:07 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Asociacioni i Psikiatërve të Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës kanë diskutuar kundër abuzimit dhe trafikimit të drogave, raporton Ekonomia Online.

Në tryezën e organizuar për Ditën Botërore kundër abuzimit dhe trafikimit të drogave, u tha se grupmoshat e reja janë përdoruesit më të mëdhenj në Kosovë.

Valdete Alidema-Serreqi, Kryetare e Asociacionit të Psikiatërve të Kosovës, ka thënë se të rinjtë rrjetet sociale po jenë dritare e informimit për drogën. Ndonëse tha se ka video senzibilizuese, rezultati nuk është i kënaqshëm.

“Drogat paraqesin problem të madh social mjekësor në të gjithë botën. Me këtë problem po ballafaqohet edhe Kosova, ku më të prekurit janë të rinjtë. Sot të rinjtë për drogat po informohen përmes rrjeteve sociale. Ekzistojnë edhe video që japin informata por fatkeqësisht nuk japin për efektet. 275 milionë njerëz përdorin drogën në mbarë botën. Për 18 për qind është rritur numri i përdoruesve të kanabisit”, tha ajo.

E ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, përmendi një rast të një vajze e cila ishte përdoruese e drogës. Tha se nuk kishte vend në trupin e saj pa u shkatërruar nga droga.

“Në krye të ministrisë kur je ka aq shumë probleme por nuk e shohim elefantin në dhome. Elefanti janë drogat dhe shkatërrimi i rinisë sonë. Para disa viteve kur isha kirurg erdhi një vajzë e re ku nuk gjejshim vend në trupin e saj sepse i ishte shkatërruar nga droga. Abuzimi dhe drogat po bëhet problem serioz për faktin se abuzuesit janë viktimat më të mëdha, e që vinë nga grupmoshat siç janë të rinjtë. Abuzimi me droga rrit ndjeshëm rreziqet seksuale. Aktualisht në Kosovë nuk ka vlerësime gjithëpërfshirëse për të dhëna që flasin për numrin e saktë të drogave. Përdoruesit e drogave janë viktima dhe ne duhet t’i ndihmojmë ata. Shumica e drogave përdoren në shtëpi. Ne si ministri jemi të vetëdijshëm që kapacitet në kuptim të trajtimit janë shumë të kufizuar për këtë”, tha Latifi.

Këshilltari i kryeministrit Kurti, Jusuf Ulaj, ka thënë se si Qeveri janë në përfundim të draftligjit për shëndetin mendor ku përfshihet problemi i drogave.

“Në shënimin e kësaj ditë edhe ne si Kosovë i bashkëngjitëmi dhe është shumë e rëndësishme për ruajtjen e shëndetit siç është rinia. Si problematikë më së miri e dimë ne që ballafaqohemi me teori që varen nga droga. Sot na vinë raste nga fshatra të larta. Kohët e fundit është rritur numri i abuzuesve nga kokaina. Duhet të punojmë me psikoedukimin dhe parandalimin e abuzimit me droga. Tash është në përfundim draftligji për shëndetin mendor ku përfshihet problemi i drogave, që sa ma lehtë që fillojmë t’i trajtojmë aq më mirë do të jetë”, tha Ulaj.

Lexo më shumë:

Të ngjashme