Shtohet numri i personave me sëmundjen e veshkave

Prishtinë | 09 Mar 2017 | 10:58 | Nga Albulena Avdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Kosovë ka rritje të numrit të personave me sëmundjen e veshkave. Vetëm në Qendrën e Hemodializës në QKUK janë 400 raste më këtë sëmundje.

Kështu u bë e ditur me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Veshkës, e cila u shënua me aktivitete të ndryshme, me qëllim vetëdijesimi lidhur me rëndësinë dhe rolin e veshkave.

Me këtë rast Shoqata e Nefrologëve të Kosovës ka hapur pikën informuese në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë, duke u shpërndarë qytetarëve fletë-palosje me përmbajtje sensibilizimi për zbulimin e hershëm të sëmundjeve të veshkave.

Mjeku nefrolog, Saud Imeri, thotë për Ekonomia Online se çdo ditë shënohen deri në tri raste me këtë sëmundje.

“Kohëve të fundit kemi një numër shumë të madh që është duke u rritur për çdo herë, se ne punojmë në qendrën e Hemodializës në Prishtinë dhe afërsisht kemi mbi katërqind raste, dhe çdo dit kemi një dy tri raste të reja. Në qendrën tonë duke përjashtuar qendrat e tjera referente nëpër të gjithë Kosovën duke filluar në Mitrovicë, Ferizaj, Gjilan, Pejë, Prizren do të thotë në të gjitha qendrat, por megjithatë numri çdo herë shkon duke u rritur, për çdo dit”, deklaroi ai.

Nefrologu Imeri tha se arsyeja e këtyre aktiviteteve është informimi i qytetarëve rreth sëmundjeve të veshkës pasi sipas tij qytetarët nuk janë të informuar sa duhet lidhur me këto sëmundje.

“Kemi marrë aktivitet në drejtim të sensibilizimit për sëmundjen e veshkës, për këtë arsye kemi dalë edhe në shesh tu filluar prej aktiviteteve të tjera duke filluar prej shkollave fillore, shkollave të mesme. Gjithherë te sëmundjet e veshkës ka probleme që në fëmijërinë e hershme, duke filluar prej moshave më të reja e deri tek moshat e vjetra dhe kjo është arsye se përse kemi dalë këtu, për ta bërë sensibilizimin e opinionit tonë që janë të informuar por jo edhe sa duhet” tha Ymeri.

Imeri shfrytëzoi këtë ditë për të bërë apel tek institucionet vendor që sa më parë të ofrohet mundësia e Transplatimit të veshkës në vendin tonë.

“Sa i përket çështjes së veshkës kur vjen te insuficienca kronike renale definitive ne e kemi këtu qendrat e Hemodializës mirëpo për shkaqe objektive apo subjektive këtu nuk bëhet Transplantimi i veshkës dhe këtu tek ne nuk zhvillohet ajo trajtë e shërimit dhe ne bëjmë apel në këtë drejtim që sa më parë të vije deri tek zgjidhja e kësaj çështje edhe përmes institucioneve që sa më parë të startojmë me transplantimin e veshkës këtu në qendrën tonë”.

Lexo më shumë:

Të ngjashme