Specialistët stomatologë të papunë protestojnë sërish para MSh-së

Prishtinë | 18 Sht 2019 | 10:27 | Nga Albanë Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Specialistët stomatologë të papunë, po protestojnë sërish para Ministrisë së Shëndetësisë (MSh), raporton Ekonomia Online.

Ata kërkojnë që të mbahet premtimi për punësimin e tyre dhe ndryshimin e Udhëzimit Administrative që u pamundëson të punojnë si specialistë.

Përfaqësuesja e stomatologëve, Mirjeta Berisha, tha se ndihen të frustruar se përse ministria nuk është duke marrë një vendim.

Berisha tha se ministri Uran Ismaili duhet të jetë korrekt në atë se çfarë ka premtuar, derisa thotë se udhëzimi administrativë ka qenë në fazën finale.

“Sot është hera e dhjetë, jemi shumë të frustruar sepse të premten na u është thënë se do të takohemi dhe do të marrim një vendim. Por kjo mos përgjegjësi është shumë për tu prekur dhe për tu lënduar. Ministri duhet të jep një përgjegjësi dhe të jep një përgjigje sepse ne jemi një kuadër i profesionistëve shëndetësor”.

“Sot jemi në pritje nëse dikush ka shpreh dëshirë me na taku në nuk takohemi jashtë ministrisë vetëm më ministrin Ismailin. Falënderojmë për mbështetjen e udhëzimit por kjo mos përgjegjësi duhet të jetë korrekt në ata që thotë e ka premtuar. Ka mbete plotësim udhëzimit administrativë, kjo është për tu ndjerë shumë keq një kuadër profesionistë del para ministrisë. Neve nuk lejon etika me u sjell në këtë mënyrë që të bësh një veprim që nuk te ka hije”, tha ajo.

Berisha thotë se është e turpshme te thonë se i përkasin shtetit, i cili neglizhon me gjithë këto vit shkollim, raporton EO.

“Neve nuk na intereson fushata, por premtimet që janë bërë, duhet bërë zgjidhje kjo është dera e vetme që mund të drejtohemi. Nëse nuk ka kuadër adekuat që merret seriozisht atëherë kemi kudra brenda nesh dhe mund të merren me ato dhe bëjnë ndryshim brenda dy ditësh”.

“Nuk e di se çka pret, nuk e  kuptoj pse janë këto pengesa. Ka qenë vetëm finalizimi dhe nuk bëhet një gjë e tillë. Se di si mund të themi që i përkasim këtij shteti derisa kjo neglizhencë për gjithë këto vite shkollim është e turpshme”, tha Berisha.

Berisha njoftoj se nëse nuk ndërmerret diçka, ata nuk do të japin përgjegjësi për veprimet që mund të ndodhin.

“Ka qenë faza përfundimtare dhe është dashtë të nënshkruhet. Të ketë një korrektësi ndaj nesh, të jep një përgjigje çka do të ndodh me tutje, nëse jo ne do të jemi këtu dhe nuk japim përgjegjësi se çfarë mundet të ndodhë”, u shpreh Berisha.

Stomatologët kanë tentuar të hyjnë brenda objektit të Ministrisë, por punëtorët  e ministrisë iu janë përgjigjur se nuk është askush brenda, duhet të prisni jashtë.

EkonomiaOnline

🔴DREJTPËRDREJT – Specialistët stomatologë të papunë protestojnë para Ministrisë së Shëndetësisë

Gepostet von EkonomiaOnline am Mittwoch, 18. September 2019

LEXONI EDHE:

Lexo më shumë:

Të ngjashme