Specializantët nga Gjakova protestojnë para MSh-së, kërkojnë përfshirjen në paga

Prishtinë | 18 Shk 2021 | 12:08 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Specializantët nga Qendra Kombëtare e Mjekësisë së punës nga Gjakova, të enjten kanë protestuar para objektit të Ministrisë së Shëndetësisë në Prishtinë, për shkak siç janë shprehur ata të diskriminimit  dhe mospërfshirjen në paga, raporton Ekonomia Online.

Arianit Zajmi, Specializant i Neurologjisë në këtë protestë tha që kanë fituar specializimin në mënyrë të drejtë dhe të rregullt në bazë te konkursit, por që janë diskriminuar sepse nuk kanë pasur trajtim të barabartë.

“Nga 15 specializantë vetëm dy marrin pagë, një ndër ta është edhe djali i zëvendësministrit  të Shëndetësisë, dhe ne po kërkojmë të drejtat tona” tha Zajmi

Ai tutje tha që prej se kanë nënshkruar kontratat vetëm shëtitën.

“Që kur kemi nënshkruar kontratat ne vetëm endemi, dhe mund të them që nga titulli mjek specializant e kemi fituar titullin mjek shëtitës” u shpreh ai

Drejtori i ShSKUK-së, ministri dhe përfaqësues tjerë nuk u kanë dhënë përgjigje, tha ai.

“Ne si specializant jemi me profile të ndryshme, por vetëm dy janë me pagesë. Do vazhdojmë me protesta, dhe jo vetëm dy të paguhen e ne tjerët jo” përfundoi ai.

Lexo më shumë:

Të ngjashme