Syla: Neglizhimi i politikës për vaksinim ka shtuar prezencën e variantit të ri

Prishtinë | 07 Kor 2021 | 08:25 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Federatës së Sindikatës të Shëndetësisë në Kosovë, Blerim Syla, në një prononcim për Ekonomia Online ka thënë se vonesa e institucioneve për vaksinim ka shtuar prezencën e variantit të ri të virusit Covid-19, i quajtur “Delta”.

Tutje, ai tha se pret valën e katër të Coronavirusit, pasi sipas tij shumë shtete po alarmojnë për një valë të re.

“Në fakt ne kemi paralajmëruar që të ketë vaksinim masiv sepse pritet variant i ri. Për fat të keq ju e keni parë neglizhencën nga politika e cila ndodh dhe tashmë variant i ri është tek ne prezent dhe pritet edhe shtimi i numrit duke pas parasysh edhe vera e mundëson lëvizjen e lirë të qytetarëve. Andaj krejt bota po alarmon se pritet edhe vala e katërt”, tha Syla.

Më 3 korrik, Kosova pranoi mbi 182 mijë doza të vaksinës së AstraZenecas, që ishin donacion nga shteti i Norvegjisë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, vaksinimi në masë për qytetarët e Kosovës kundër Covid-19, ka nisur më 15 qershor. Brenda një ditë jepen mbi një mijë doza të vaksinës kundër Covid-19.

Prej fillimit të vaksinimit në fund të marsit, në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë mbi 206 mijë doza të vaksinës, kurse numri i personave që kanë marrë të dy dozat e vaksinës është rreth 50 mijë.

Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve, që me qëllim të mbarëvajtjes së procesit në të gjitha qendrat e vaksinimit kudo në Kosovë dhe eliminimit të çfarëdo situate të panevojshme, t’u përmbahen terminëve të përcaktuara për vaksinim.

Lexo më shumë:

Të ngjashme