Testet PCR do të kryhen edhe në Gjilan – Zemaj: Qytetarëve po iu ofrojmë shërbime cilësore

Gjilan | 25 Jan 2021 | 11:52 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj bashkë me kryetarin e komunës Lutfi Haziri, në lëshimin në përdorim të pajisjeve PCR në Qendrën rajonale të IKShP në Gjilan, raporton Ekonomia Online.

Zemaj me këtë rast tha se po vazhdojnë me decentralizim të shërbimeve dhe ngritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore duke u afruar edhe më pranë qytetarëve.

Sipas tij, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka zgjeruar kapacitetet e veta testuese duke pajisur me aparate për teste PCR të gjashtë qendrat rajonale të IKShPK-së, duke mbuluar të gjitha rajonet me këtë shërbim të nevojshëm në kohë pandemie.

“Sot është përurimi i departamentit të mirkibiologjisë për të ju mundësuar qytetarëve të Gjilanit dhe rrethinës testime PCR që kanë qenë të nevojshme dhe se kanë qenë në politikën tonë”.

“Ky përkushtim tregon që ne edhe në ditë të vështira ia dalim me punë dhe angazhim dhe me një planifikim se ku po duam të arrijmë”.

“Është shumë më lehtë për stafin e qytetarët dhe kryetarin e komunës, dhe jam i kënaqur që sot po vijmë në një vizitë përuruese dhe jo inspektuese. Kemi funksionalizuar edhe problemin me furnizimin e oksigjenit dhe sot nuk është më aj problem”.

Kryetari i komunës Lutfi Haziri ka thënë se janë marr mbi 13 mijë mostra, duke shtuar se kjo është punë e madhe për parandalimin e infeksionit.

“Është vizita e tretë në kuadër të masave për parandalimin e Covid dhe jam falënderues i institucioneve shëndetësore në Gjilan”.

“Ne kemi mbërri mbi 13 mostra që është punë shumë e madhe dhe kemi marr masa në  parandalim të infeksionit”.

Ndërsa Drejtor i IKSHPK-së Naser Ramadani, këtë ditë e ka quajtur ditë historike për komunën e Gjilanit, raporton EO.

“Kjo është ditë historike për komunën e Gjilanit dhe rajonin. Komuna e Gjilanit është një ndër komunat më të suksesshme në menaxhimin e pandemisë dhe do të vazhdojmë të menaxhojmë me një menaxhim të tillë”.

Lexo më shumë:

Të ngjashme