Sot 8 vdekje e 193 raste të reja me Covid, por Ramadani thotë se “jemi në rrugë të mbarë”

Prishtinë | 13 Gus 2020 | 15:11 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit kanë vdekur tetë pacientë me COVID-19, duke çuar numrin e përgjithshëm në 373.

Raste të reja me Coronavirus janë 193. Gjithsej raste pozitive që nga fillimi i pandemisë janë shënuar 10.988.

Ministri i Shëndetësie, Armend Zemaj gjatë konferncës në Gjakovë, tha se janë duke punuar me të gjitha institucionet që ta kemi më të lehtë menaxhimin me pandeminë COVID-19.

“Po zgjerojmë frontin e përbashkët për luftimi e pandemisë COVID-19. Nuk po kërkojmë llogari por, po shpërndajmë llogari , përgjegjësi edhe të Ministria e Shëndetësisë,  Shërbimin  Klinik Universitar , Institutin e Shëndetit Publik, që të j’u dalim në ndihëm profesionistëve shëndetësor që po përballen 24 orë me trajtimin e rasteve, dhe janë vija e parë e përkushtimit etik, moral dhe profesional”, ka thënë Zemaj.

Ndwrsa, drejtori i ISHKPK-së, Naser Ramadani, tha se rastet e reja me COVID-19, që disa ditë kanë shënuar rënie dhe se jemi në rrugë të mbarë.

“Jemi në rrugë të mbarë qe disa ditë, javën e kaluar kemi qenë në mënyrë shumë të stabilizuar dhe po vazhdojmë me këtë. Por do të vazhdojmë me zbatimin e masave, mos të kemi vetëkënaqësi. Këto masa reflektojnë praktikisht. Qytetarët kanë filluar të zbatojnë masat dhe vërehet dukshëm në rënien graduale të lehtë të moderuar, të ngadalshme, por të sigurt drejt uljes së lakores”, ka thënë drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani, gjatë konferencës për media në Gjakovë. 

Raste të reja me koronavirus janë 193. Gjithsej raste pozitive që nga fillimi i pandemisë janë shënuar 10.988. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 205 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 6.616 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.999.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 56 raste, komuna Pejë 18 raste, komuna Gjilan 14 raste, komuna Vushtrri 13 raste, komuna Mitrovicë 11 raste, komuna Prizren 11 raste, komuna Podujevë 10 raste, komuna Gjakovë 8 raste, komuna Drenas 5 raste, komuna Viti 5 raste, komuna Ferizaj 4 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Klinë 4 raste, komuna Skenderaj 4 raste, komuna Suharekë 4 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Malishevë 3 raste, komuna Dragash 2 raste, komuna Han i Elezit 2 raste, komuna Kaçanik 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë, Kamenicë dhe Istog.


Image


Lexo më shumë:

Të ngjashme