Thaçi: Është tejet e rëndësishme të respektohen masat dhe rekomandimet ndaj COVID-19

Prishtinë | 05 Gus 2020 | 19:33 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaci, ka bërë thirrje për respektim të masave në luftën kundër Covid-19 të rekomanduara nga IKSHPK dhe institucionet.

“Ndryshimi i mënyrës së jetesës dhe mbajtja e distancës fizike nga njerëzit e dashur, nga familja dhe shoqëria, nga vendet e punës, me masat e ndërmarra parandaluese, nuk ka qenë i lehtë për asnjë prej nesh. Kjo është kohë e rëndë për të gjithë!”, ka shkruar ai në Facebook.

“Por, sot është tejet e rëndësishme që të tregohemi të durueshëm dhe të përgjegjshëm, duke i respektuar të gjitha masat dhe rekomandimet që vijnë nga IKSHPK, OBSH dhe institucionet përgjegjëse.”

“Sot, qytetari e përgjegjshme është ajo që njëri-tjetrit t’ia shprehim edhe dashurinë e respektin nga largësia. Sot, patriotizëm është që t’i ruajmë heronjtë tanë, gjithë personelin mjekësor që është në vijën e parë të frontit, duke e luftuar këtë pandemi. Sa më të kujdesshëm që tregohemi tani, aq më shpejtë do të mund t’i rikthehemi normalitetit. Kujdesuni për veten dhe të tjerët!”, shtoi ai.

Ndryshimi i mënyrës së jetesës dhe mbajtja e distancës fizike nga njerëzit e dashur, nga familja dhe shoqëria, nga…

Gepostet von Hashim Thaçi am Mittwoch, 5. August 2020

Të ngjashme