Tolaj: Covid-19 e kanë kaluar gjysmë milionë qytetarë, s’është krijuar imunitet kolektiv

Prishtinë | 25 Shk 2021 | 11:07 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Fushata e subjekteve politike sipas infektologut, Ilir Tolaj ka ndikuar në rritjen e numrit të rasteve me Coronavirus në vend.

Tolaj në një intervistë për Ekonomia Online thotë se para se të niste fushata, Kosova ka pasur një trend të rënies së rasteve, dhe siç thotë ai kjo do të mund të kishte ulur edhe më shumë nëse politikanët do të ishin më të ndërgjegjshëm.

“Padyshim nuk ka asnjë shpjegim tjetër fushata parazgjedhore ishte e organizuar në atë mënyrë që ka favorizuar kontaktet të afërta në ambiente të mbyllura për shumë persona që kanë marr pjesë në këto fushata dhe rrjedhimisht mundësia e përcjelljes e infeksionit është shtuar shumë dhe unë prapë po e përsërisë që Kosova e ka pasur një trend të mirë dhe ka mundur ta kalojë shumë mirë sikur politikanët të kishin qenë më të ndërgjegjshëm”.

Por, Tolaj beson se nuk do të ketë mbyllje nëse ka rritje të rasteve, pasi sipas tij, mund të ketë vetëm aplikim të ndonjë mase të re.

“Do të varet a do të përcillet ky trend ditën e sotme dhe ditët në vijim, nëse kjo rritje  do të jetë e vazhdueshme prezentë atëherë do të ketë me siguri ndonjë masë shtesë por nuk e besoj për mbyllje meqenëse ky numër ende nuk është i atillë për të qenë shqetësues dhe autoritetet në botë kur situata është e menaxhueshme nuk kanë aplikuar masa ekstreme restriktive”.

“Ato që kanë qenë aktuale prej fillimit edhe tash dhe nuk ka nevojë për asnjë mas tjetër përveç bartjes së maskës, higjienën dhe distancimin social, autoritetet duhet që këto masa që janë në fuqi ti mbikëqyrin në mënyrë më strikte”, është shprehur Tolaj.

Megjithatë ai shprehet se sipas disa statistikave deri tani në Kosovë mund ta kenë kaluar virusin mbi gjysmë milionë qytetarë, mirëpo ai thotë se kjo nuk është e mjaftueshme që të krijohet imuniteti kolektiv ndaj Covid-19.

“Por këtë ne mund ta shohim javën e ardhshme nëse ky numër nuk rritet shumëfishë prej ditës së djeshme atëherë mundësia që kjo të jetë vetëm një ngritje e përkohshme. Sipas studimeve llogaritet vetëm 18% manifestohen me shenja klinike dhe përmes testimeve, prandaj kur llogaritet numri i rasteve në Kosovë del se Kosova e ka kaluar mbi gjysmë milioni dhe kjo përqindje ende nuk është e mjaftueshme për të krijuar një imunitet kolektiv që është mbrojtës ndaj Coronavirusit”.

Ndërsa për vaksinën anti-Covid, ai e sheh si dështim i Qeverisë që nuk kanë mundur të bëjnë asnjë kontratë me prodhuesit potencial, raporton EO.

“Vaksinën është dashur ta kemi shumë më herët meqenëse është mjeti kryesor me të cilin mund ta luftojmë pandeminë dhe çdo valë tjetër dhe sikur të kishim filluar tani vaksinimin atëherë do të kishim qenë në një situatë më të favorshme ku nuk do të kishim këtë ngritje. Zhgënjyese është se autoritetet nuk kanë mundur të bëjnë asnjë kontratë me prodhuesit potencial të kësaj vaksine”.

Lexo më shumë:

Të ngjashme