Tolaj: Në Kosovë është krijuar imunitet, varianti afrikan nuk dallon nga ai “origjinal”

Prishtinë | 10 Qer 2021 | 09:46 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Personat që e kanë kaluar virusin dhe kanë krijuar anti-trupa janë të mbrojtur nga varianti afrikan, tha në një prononcim për Ekonomia Online, infektologu Ilir Tolaj.

Tutje, ai tha se varianti afrikan nuk dallon nga të tjerët vetëm se përhapet më shpejt te njerëzit. Ky variant njihet si Beta nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

“Së pari ata që kanë kaluar virusin dhe kanë krijuar një imunitet janë të mbrojtur nga ky variant. Gjithashtu ata që janë të vaksinuar janë të mbrojtur edhe nga ky variant. Edhe në qoftë se dikush infektohet eventualisht do ta kalojë sëmundjen më lehtë. Në aspektin e ecurisë së sëmundjes ky variant nuk dallon prej ecurive të mëhershme por karakterizohet me një përhapje më të shpejt”.

“Prandaj në aspektin klinik nuk ka dallim, ndërsa në aspektin e rritjes së numrave të rasteve të reja do të varet shumë se sa njerëz e kanë kaluar në Kosovë Covidin. Në Kosovë është një përqindje e madhe që deri më tash kanë rënë në kontakt me virusin Sars Cov2, kanë krijuar një lloj të imunitetin i cili do ta mbrojë nga ndonjë valë pasuese”, tha Tolaj.

Sipas tij, vaksinimi i gjithë popullatës duhet të bëhet sa më shpejt sepse është zgjidhja e vetme.

Ai theksoi se tashmë në botë po bëhen studime edhe për vaksinimin e fëmijëve deri në moshën 12 vjeç.

“Vaksinat janë të domosdoshme dhe duhet të jetë masiv duke përfshirë jo vetëm grupet e rrezikuara por edhe tërë popullatën nga mosha 12 vjeç e tutje. Tani në botë po bëhen studime edhe për vaksinimin e fëmijëve deri në moshën 12 vjeç. Prandaj vaksinimi i gjithë popullatës sa më shpejt që të jetë e mundur është zgjidhja më fatlume dhe më e mirëpritur që mund t’i ndodhë këtij vendi për të dalë nga kjo pandemi vdekjeprurëse”, tha ai për EO.

Varianti Beta, i identifikuar për herë të parë në Afrikën e Jugut, është përhapur tashmë në së paku 20 vende të botës.

Nuk ka prova se ai shkakton sëmundje më të rëndë nga Coronavirusi se variantet e tjera, por ka shqetësime se ai mund të përhapet më shpejt.

Lexo më shumë:

Të ngjashme