UBT shënon Ditën Botërore të Shëndetit Oral

Prishtinë | 20 Mar 2018 | 12:59 | Nga Valë Rudari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Shëndetit Oral, Fakulteti i Stomatologjisë, në bashkëpunim me Grupin për Edukim dhe Promovim Shëndetësor në UBT, organizuan aktivitete simbolike.

Studentja e stomatologjisë në UBT, Flaka Devolli, tha se panairi ka për qëllim të informojë qytetarët për shëndrtin oral, në mënyrë që të evitohen sëmumdje të ndryshme orale, raporton Ekonomia Online.

“Sot është 20 marsi, Dita Botërore e Shëndetit Oral. Rëndësia e kësaj dite është e madhe. Duke marrë parasysh se organizata botërore të shëndetit 90% e popullatës do të ballafaqohet me sëmundje të ndryshme orale. Këto sëmundje evitohen nëse kemi fondacion i cili do të merret me trajtimin e tyre”, tha Devolli.

Ajo shtoi se populli i Kosovës nuk ka informacione dhe i lënë pas dore.

“Sa i përket rëndësisë së vetëdijësimit, duhet të kemi gojë të shëndetshme. Populli i Kosovës nuk ka informata rreth kësaj, shpesh e lëmë pas dore”, shtoi ajo.

Në këtë organizim studentët e UBT-së kanë vendosur tenda dhe kanë shpërndarë broshura lidhur rëndësinë e shëndetit oral.

 

Lexo më shumë:

Të ngjashme