Vazhdon të zvarritet Ligji për Shëndet Mendor, Komisioni për Shëndetësi nuk e miraton raportin

Prishtinë | 21 Jan 2022 | 11:46 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale diskuton për punën e Këshillit për Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm, raporton Ekonomia Online.

Temë diskutimi ishte Ligji për Shëndetin Mendor i cili ishte miratuar në vitin 2015, por që ende nuk është zbatuar, pasi që siç u tha ende nuk janë hartuar aktet nënligjore që nevojiten në zbatimin e këtij ligji.

Anëtari i këtij Komisioni, Burim Karameta, tha se përkundër progresit në ofrim të këtyre shërbimeve për pacientë me çrregullime mendore, Ligji për Shëndetin Mendor nuk është zbatuar ende.

“Komisioni konsideron se edhe pse ka pasur progres në ofrimin e disa shërbimeve të shëndetit mendor, ka pasur mjaftë ngecje në zbatimin e këtij ligji, nuk janë nxjerr aktet nënligjore të nevojshme dhe nuk janë funksionalizuar departamentet dhe komisionet e parapara me ligj, nuk ka pasur personel të mjaftueshëm dhe buxhet e barna për shumë institucionet që merren me trajtimin e personave me çrregullime mendore. Disa nga institucionet që merren me trajtimin e personave me çrregullime mendore nuk kanë të rregulluar as statusin e tyre dhe nuk kanë miratuar as statutet e këtyre institucioneve. Mungon komunikimi ndërinstitucional”, theksoi ai.

Karameta para anëtarëve të Komisionit paraqiti disa nga rekomandimet që kanë dal nga ky raport, e ndër to ishte edhe hartimi i një ligji të ri për Shëndetin Mendor. Komisioni përmes këtyre rekomandimeve ka paraparë që të ndërtohen edhe dy institucione shëndetësore për trajtim të të miturve me çrregullime mendore dhe trajtimin e personave me sëmundje të varësisë.

“Ministria e Shëndetësisë të hartoj një ligj të ri për Shëndetin Mendor, të integruar avancuar dhe me kompetenca të qarta për institucionet zbatuese, të hartohen aktet nënligjore me kohë siç parashihet me ligj, sa për informatën tuaj ky ligj ekziston që nga viti 2015 përbëhet prej 35 neneve janë paraparë që të nxirren rreth 11 akte nënligjore dhe departamenti që funksionon në kuadër të MSH-së deri më tani ka arritur të nxjerr vetëm 1 akt të tillë nënligjor”, u shpreh Karameta.

Këto rekomandime i ka mbështetur edhe deputeti Armend Zemaj anëtar i këtij Komisioni nga radhët

e LDK-së. Sipas tij nevoja për një strategji kombëtare për shëndetin mendor është tejet e domosdoshme.

“Në parim pajtohem me rekomandimet dhe nuk ka diçka që ka fshehur ky raport dhe gjendja që është në institucionet tona mendore sa i përket shëndetit mendor vetë rekomandimet flasin por edhe të gjeturat që ligji nuk është zbatuar tërësisht apo pjesërisht, nuk ka staf që është esenciale të mjaftueshëm janë bërë disa avancime qoftë edhe në pjesën që lidhet me specializime por mungesa e buxhetit dhe infrastrukturës dhe barnave duhet të kthehet tek fokusi. Hartimi i një plani strategjik kombëtar për shëndetin mendor është më së i domosdoshëm”, theksoi ai.

Ndërsa, Mirsad Shkreta nga Lëvizja Vetëvendosje u shpreh se Ministria e Shëndetësisë nuk ka arritur që të hartojë politika për kategoritë për të cilat kanë shumë nevojë për trajtim.

Lexo më shumë:

Të ngjashme