Veseli dhe Ismaili takojnë pacientët që dëshmojnë për ndryshimet në shëndetësi

Prishtinë | 20 Gus 2019 | 18:12 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kreu i Kuvendit dhe i PDK-së, Kadri Veseli, i shoqëruar nga ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, kanë takuar sot pacientë të shtruar në Klinikën e Kardiologjisë, si dhe pacientë që janë trajtuar nga kjo klinikë pas ndryshimeve investimeve që janë bërë në shëndetësi, raporton Ekonomia Online.

Veseli, gjatë bashkëbisedimit, me pacientët ka dëgjuar përshtypjet e tyre për punën në shëndetësi, duke theksuar se gjitha investimet janë bërë falë vendosmërisë për luftën kundër korrupsionit në këtë sektor.

Ai ka thënë se askush më mirë se pacientët nuk i vërejnë ndryshimet në shëndetësi, pas reformës radikale të bërë aty.

Veseli tha se synimi i tij është që paratë që janë duke u kursyer nga luftimi i korrupsionit në këtë sektor të dedikohen për barna falas për pacientët e moshuar me sëmundje kronike.

Ndërsa, pacientët e pranishëm e kanë falënderuar kryetarin Veseli për vendosmërinë e tij për ta reformuar shëndetësinë ndërsa kanë treguar përshtypjet e tyre për trajtimet që kanë marrë.

“Prej momentit që më ka kapë sulmi në zemër, infarkt, Dr. Agroni më ka nxjerr prej sallës dhe mi ka vendosur tri stenta”, tha njëri nga pacientët.

Ndërsa një e moshuar tha se ka jetuar për shumë vjet me dhimbje të zemrës dhe vetëm tani ka arritur të marr trajtimin e merituar.

“Erdh një mjek dhe më kontrolloi e më tha a hala e ke atë problemin e zemrës a? I thashë po vallahi hala. Qysh tha qe 30 vjet t’i kështu? I thash po nuk kam para oj loke me shku diku për shërim se 15 mijë 20 mijë euro po kushton. Pastaj si erdha këtu në QKUK më kanë pranu, më kanë shëru. Shumë faleminderit prej mjekëve të Prishtinës”.

“Unë 70 vjet i kam. Jam befasu. Shkurt e shqip me thanë, shërbimi ka qenë në nivelin më të lartë”, tha një pacient tjetër i moshuar.

Me këtë rast, Veseli u tha pacientëve se si rezultat i punës së madhe që është bërë në shëndetësi, tani pacienti nuk ka më nevojë të dalë jashtë me u trajtua por brenda ditës që shkon në kardiologji menjëherë e merr shërbimin.

Image may contain: 2 people, people smiling, people sitting, office, screen, table and indoor
Image may contain: 4 people, people standing and indoor
Image may contain: 7 people, people sitting, table and indoor
Lexo më shumë:

Të ngjashme