Veseli-qytetarëve: Keni më shumë shpresë e besim në shtet, investimet në çdo sektorë po rriten

Prishtinë | 10 Kor 2019 | 09:33 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kardiologjia Invazive është e pajisur me aparaturë moderne dhe e rinovuar tërësisht e gatshme për t’iu përgjigjur të gjitha shqetësimeve të qytetarët që kanë probleme me zemër, raporton Ekonomia Online.

Përurimin e kanë bërë kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli i shoqëruar nga ministri i Shëndetësisë (MSh), Uran Ismaili.

Veseli, ka përshëndetur reformat që po realizohen në sektorin e shëndetësisë.

Ai ka kërkuar nga qytetarët që të kenë më shumë shpresë dhe besim në institucione, ngase sipas tij, ata do të trajtohet të barabartë në çdo sektorë.

“E përgëzoj drejtorin dhe ministrin kjo tregon kur bëhemi bashkë profesionalizim dhe vullneti politik bëhet gjithçka”.

“Kjo tregon se kur bëhen bashkë peofesionalimi dhe vullneti politik mund të arrihet çdo gjë, është mesazh për qytetarët se në këto ambiente trajtohen të gjithë barabartë shërbimi është cilësore”

“…punëtorët janë shumë profesional dhe do ecim përpara të jemi edhe më afër qytetarëve tanë dhe të kemi mundësi të barabarta”.

“Zotohemi se investimet në sektorin e shëndetësisë kanë me u rrit qytetarët do ta ndiejnë vetën të barabartë ndoshta edhe më mirë se në shërbimet regjionale shëndetësore”.

“Më shumë shpresë ma shumë besim në shtet nuk ka alternativë tjetër”.

Pas nisjes së shërbimit 24 orësh në Kardiologji Invazive është hequr lista e pritjes për stentim e cila vetëm gjatë vitit 2018 u ka shpëtuar qytetarëve rreth 12 milionë euro.

EkonomiaOnline

🔴DREJTPËRDREJT – Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Uran Ismaili, do të përurojnë rinovimin Kardiologjisë Invazive me njësinë e re koronare

Gepostet von Ekonomia Online am Mittwoch, 10. Juli 2019

LEXONI EDHE:

Lexo më shumë:

Të ngjashme