Vetëvendosje: Kirurgët u mashtruan, nuk ka mjete për zbatimin e Ligjit për Paga

Prishtinë | 16 Jan 2019 | 11:41 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lëvizja Vetëvendosje ka shprehur shqetësimin në lidhje me grevën e mjekëve e cila sipas tyre ka krijuar situatë të pavolitshme sidomos për qytetarët, raporto Ekonomia Online.

Nënkryetarja e VV-së, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku ka ftuar ministrin e Financave që në seancën e parë të këtij vitit të Kuvendit të Kosovës të deklarojë publikisht ku do t’i marrin mjetet për zbatimin e Ligjit për Paga.

Ajo ka thënë se deklarimet për rritje paga për mjekët janë vetëm mashtrime ngase nuk ka mjete për realizmin e këtij premtimi.

“Ftoj në emër të Qeverisë, ministrin e Financave që të del në seancë dhe para publikut të deklarojë ku do ti merr mjetet për zbatimin e Ligjit për Paga sepse këto mjete nuk i kanë parapa në Projektligjin për paga. Ky është një mashtrim i radhës që i ka nxitur kirurgët të cilët sot janë në grevë dhe kjo ka krijuar situatë të pavolitshme për qytetarët e Kosovës”, tha ajo, raporton EO.

Kollçaku ka kërkuar nga Qeveria që ta merr seriozisht këtë situatë dhe të shkojë të bisedojë me mjekët.

Ajo ka treguar se kanë informacione se sot grevës i janë bashkuar edhe mjekë të tjerë.

“Greva e kirurgëve po vazhdon sipas informatave tona sot janë mbi 200 mjekë, atyre sot iu është bashkuar edhe Ortopedia si dhe institutet para klinike si dhe spitali i Ferizajt. Kjo grevë po përshkallëzohet dhe obligimi ynë si deputetët të Republikës së Kosovës është që të brengosemi për qytetarët tonë dhe pasojat e kësaj greve i vuajnë të sëmurët, pacientët të cilët i drejtohet QKUK-së, por aty edhe mbi 1000 operacione janë anuluar, ambulancat specialistike nuk punojnë dhe po trajtohen vetëm rastet urgjente”, ka thënë Kollçaku.

Ajo fajin për këtë gjendje ia ka hedhur Qeverisë, e cila sipas saj hapin e parë e bëri gabim duke ia rritur vetës pagat.

“Ne me bindje të plotë themi se nuk është faji i kësaj çfarë po ndodh i mjekëve. Pikërisht faji është i kësaj qeverie të papërgjegjshme e cila vendimin e parë që e mori ishte rritje e pagave 100 për qind për veti. Pse kjo qeveri nuk e priti hyrjen në fuqi të Ligjit për Paga. Ligji për Paga është e pamundur të zbatohet brenda këtij viti”, tha ajo.

Lexo më shumë:

Të ngjashme