Viti 2019 do të jetë i investimeve në spitalet rajonale

Prishtinë | 13 Dhj 2018 | 11:22 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ka prezantuar rezultatet e punës dhe të arriturave për vitin 2018. Përveç kësaj ky dikaster ka paraqitur edhe planin e punës për vitin 2019 në sistemim shëndetësor.

Për rezultatet e punës në drejtori i përgjithshëm i ShSKUK-së, Basri Sejdiu, tha se në kohën kur atij iu dha mandati për ta drejtuar ShSKUK-në ajo kishte qenë në një gjendje të rënduar, raporton Ekonomia Online.

Sejdiu tha po ashtu se ata fillimisht ishin përballur me një mungesë të madhe mjetesh.

Por për 2019-tën, Sejdiu pohon se do të zgjerohen investimet, duke vazhduar edhe me spitalet regjionale në Kosovë.

“Me marrjen në menaxhim të ShSKUK e kemi e marrë më gjendje të rënduar. Pik së pari kemi menduar që pacienti të jetë në qendër. Është menduar që sapo të hy pacienti në portë të ketë një siguri.  ShSKUK’në e kemi marrë si prioritet. Në QKUK identifikimi ka qenë në atë formë që duhet të frekuentohet në ato klinika që kanë pasur të sëmurë në numër të shumtë”, u shpreh Sejdiu.

“Në bashkëpunim me donatorët kemi arrit që ti forcojmë aktivitetet. Ka pasur bashkëpunim të ngushtë mes ShSKUK – së dhe Ministrisë së Shëndetësisë. Kemi investuar në të gjitha fushat. Viti 2019 është plan që të fokusohemi edhe në spitalet regjionale. Shumë klinika kanë pasur me vite të tëra mungesë të pajisjeve dhe kjo na ka penguar shumë gjatë punës sonë. Një projekt tjetër është çështja e pacientëve jashtë spitalor”, shtoi Sejdiu.

Ndërsa, ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili se viti 2018 ka qenë një vit mjaftë intensiv në sistemim shëndetësor.

Ai tha se në mungesë të buxhetit kanë pësuar më së shumti mjekët dhe pacientët deri sa edhe premtoi së viti 2019 do të jetë themel i suksesit në sistemin e shëndetësisë.

“Ka qenë një vit mjaft intensiv në sektorin e shëndetësisë. Kemi pa që kur ipet prioritet shëndetësisë edhe punëtorët shëndetësor i dalin krahë punës dhe ta kthejnë dinjitetin në spitalet tona. Qëllimi ynë është që pacientët tonë ta shohin punën tonë që në kohë nevoje të marrin shërbim. Në mungesë buxhetit kanë pësuar mjekët tanë dhe pacientët tonë. Kemi pasur në të dyja anët një përkeqësim të situatës. Jemi të imoenjuar që të shohim rritjen e pagave për punëtorët shëndetësor”, tha Ismaili, raporton EO.

Ismaili shtoi se 2019-ta do të jetë prioritet që të jetësohet sigurimi shëndetësorë.

“Vitin e ardhshëm do i japim prioritet jetësimit për sigurim shëndetësor. Do të presim që vitin e ardhshëm të kremtojmë edhe më shumë suksese. Mjekët tanë dalin edhe nga vetja e tyre vet ta arrijnë suksesin tek pacientët. Unë do jem aleat i juaji dhe do ju përkrahë gjithmonë, e ata që provojnë ta shkatërrojnë sistemin e shëndetësisë..Ju keni bërë shumë që të kemi një shërbim sa më të mirë spitalor”, tha Ismaili.

Në prezantimin e punës dhe planeve për vitin 2019 në sistemin e shëndetësisë gjegjësisht në ShSKUK u tha se furnizimi me barna ka qenë një ndër temat më të debatueshme. Ndërsa, tek pjesa e infrastrukturës të sistemit shëndetësor u tha se ShSKUK në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë ka investuar afro 1 milion e 100 mijë euro. Gjatë kësaj konference, u fol edhe për projektin e emergjencës ky sipas prezantimit të ShSKUK’së ka qenë një projekt i madh ku është bërë ristrukturimi komplet i këtij reparti si dhe ku janë sjellë pajisje të reja.

Lexo më shumë:

Të ngjashme