Vitia flet për shtyrjen e zgjedhjeve e lirimin e masave: Do të fillojë dhënia e dozës së tretë të vaksinës

Prishtinë | 08 Sht 2021 | 11:44 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, ka folur për mundësinë e shtyrjes së zgjedhjeve lokale, që janë caktuar të mbahen më 17 tetor, raporton Ekonomia Online.

Ai në një konferencë për medie, pas mbledhjes së Qeverisë ka shtuar se vendimi, për shtyrje apo jo, do të merret bazuar në rekomandimet e ekspertëve.

“Ky është vendim që merret nga rekomandimet nga ekspertët tanë nga IKSHPK-ja por ho vetëm dhe cdo rekomandim i tyre do të diskutohet dhe respektohet. Çdo valë e pandemisë e ka këtë diskurs, ky fillon me rritjen e numrit të rasteve dhe pastaj pacientët fillojnë me simptoma, në javën e fundit të gushtit kemi qenë të rritjes së numrit enorm dhe një pjesë e këtyre janë të shtruar në spitalet tona”.

“Ne në baza ditore marrim analiza nga instituti kombëtar i shëndetit publik dhe këto analiza nuk ka e çështje specifike që të evitohet çdo grumbullim i qytetarëve dhe për zgjedhjet kur kërkohet një rekomandim për zgjedhje apo fushatë. Institutit e jep këtë rekomandim, masat janë të tilla dhe pavarësisht se sa ditë vendoset fushata ne do të kujdesemi për respektim të masave”.

“Nuk do të ketë lirim të masave në asnjë mënyrë derisa të kemi një situatë të brishtë”,  tha Vitia.

Ndërsa për dozën e tretë, ai tha se në momentin kur do të rekomandohet stoqet do të jenë të mbushura.

“Në presim që të jemi në stoqet tona në kohën kur vjen koha me marr dozën e tretë stoqet tona do të jenë të mjaftueshme edhe për dozën e tretë”.

Vitia në konferencë për medie ka folur për situatën me pandeminë në vend. Ai shtoi se situata ende është tejet e rëndë, por që këto ditë ka pasur një tendencë të lehtë të rënies së rasteve me Covid-19, raporton EO.

“Situata epidimieologjike në tri ditët e fundit ka pasur një tendencë të rënies, por vazhdon të jetë e brishtë dhe akoma jo stabile, por jep shpresë se është një fazë qetësimi. Në anën tjetër kemi një gjendje të rënduar në spitalet tona, rastet që janë të shtruar sot janë 10-14 ditë më herët e që është ngarkesë për profesionistët tanë. Jemi të fokusuar që të shfrytëzojmë potencialet tona dhe të dhënat e fundit na flasin për një rënie të numrit të rasteve nga 20% në gusht ka rënë në 8%”.

“1 200 pacientë janë të shtrirë përderisa shumica janë me oksigjeno-terapi, ministria këto ditë do të rekrutojë edhe 422 profesionistë shëndetësorë. Ky muaj do të jetë edhe më efektiv në fushatën kundër Covid-19, çdo të hënë pranojmë kontingjente të vaksinave po ashtu edhe kontributi ku siguruam 503 mijë vaksina të Pffizer. Rreth 4 mijë doza janë administruar te nënat shtatzëna dhe ato gji dhënëse”.

Vitia tha se kanë filluar edhe negociatat për furnizimin me 1 milion vaksina për vitin tjetër.

Ministri i Financave, Hekuran Murati pas përfundimit të mbledhjes së Qeverisë ka folur për vendimet e marra.

Edhe Murati, tha se thirrja për vaksinim duhet të përsëritet në vazhdimësi.

“Thirrje për vaksinimi është që duhet të përsëritet në vazhdimësi. Sa i përket mbledhjes së qeverisë që kishim disa prej pikave u sqarua edhe shtimi i stafit mbështetës pasi që me fuzinomin e ministrive është rritur edhe ngarkesa, dhe është parë e nevojshme që të kemi staf mbështetës”.

“Pika e radhës kishte të bënte me projekt rregulloren, si pikë tjetër kemi edhe vazhdimësinë e masave të ringjalljes ekonomike”.

Lexo më shumë:

Të ngjashme