Vitia: Raportimi në medie rrezikoi negocimin për vaksinën dhe shëndetin e qytetarëve

Prishtinë | 16 Pri 2021 | 20:55 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i  Shëndetësisë, Arben Vitia, ka mohuar raportimet se ai nuk e ka nënshkruar kontratën me Pfizer dhe BioNtech, për sigurimin e vaksinës anti-Covid, raporton Ekonomia Online.

Vitia në një konferencë për medie të mbajtur të premten në mbrëmje, ka thënë se lajmi i publikuar është i pavërtetë dhe dashakeq.

Ai ka thënë se publikime të tilla rrezikojnë procesin e negocimit të vaksinimit dhe shëndetin e qytetarëve.

“Lajmi i publikuar në gazetën Insajderi është i pavërtetë i dëmshëm dhe dashakeq. Ne nuk mund të flasim për progresin që kemi bërë në sigurimin e vaksinave sepse është strik dhe kofidenciale. Ata që rrjedhin informacione konfindciale kanë rrezikuar shëndetin e qytetarëve tanë duke rrezikuar sigurimin e vaksinave”, tha Vitia.

Ai ka kërkuar që për këtë rast të veprojë edhe Prokuroria e Shtetit.

Vitia nuk ka përmendur ndonjë datë se kur mund të arrijnë në Kosovë vaksinat anti- Covid nga Pifzer me arsyetimin se janë të dhëna konfidenciale, por ka thënë se Komisioni negociues është duke bërë punë të mirë.

Procesi i sigurimit të vaksinave nuk është lojë; janë çështje të rëndësisë dhe sigurisë kombëtare. Ftojmë Prokuron e Shtetit që të reagojë dhe të mbrojë shëndetin e qytetarëve. Kemi themeluar një komision për negocim të sigurimit të vaksinave. Ajo që mund të them me siguri të plotë nga Komisioni dhe progresin që ka arritur deri më tani”, tha Vitia.

Vitia ka thënë se deri në fund të muajit prill nuk do të vijë kontingjenti tjetër i vaksinave,

“Deri në fund të prillit nuk do të vije kontingjenti tjetër i vaksinave”.

“Nëse kemi pasur një pikë të shndritshme në shëndetësi gjatë historisë kosovare, ka qenë vaksinimi. Ekipet janë të jashtëzakonshme në secilën komunë”.

“Ne jemi duke biseduar me të gjitha kompanitë prodhuese. Ka buxhet të mjaftueshëm – buxheti nuk ka qenë në asnjë moment problemi sa i përket sigurimit të vaksinave, tha ai.

Naim Bardiqi Kryeses i Komisionin për negocimin e sigurimit të vaksinës, tha se janë optimistë për sigurimit e vaksinës, por që nuk mund të jap detaje për shkak se janë në deklaratë nën betim.

” Si Komision jemi duke bërë punën ton dhe jemi në deklaratën nën betim dhe nuk mund tu japim detaje. Jemi optimistë”, tha ai.

Ai shtoi se Kosova ka buxhetin e mjaftueshëm për sigurimin e vaksinës anti-Covid.

Fjala e plotë e Ministrit Arben Vitia

Sot, në vend të konferencës për të lajmëruar për ecurinë e masave të marra para 9 dite, më duhet të flas për një temë tjetër e cila u provokua nga një lajm i pavërtetë, i cili po të mos ishte i dëmshëm për procesin e sigurimit të vaksinave, nga i cili varet shëndeti i qytetarëve, ndoshta do të reagonim të hënën.Më lejoni të jemi shumë i shkurtë dhe shumë i qartë- Lajmi i publikuar në gazetën Insajderi është i pavërtetë, i dëmshëm dhe dashakeq. Më lejoni ta përsëris edhe njëherë: Lajmi i publikuar në gazetën Insajderi është i pavërtetë, i dëmshëm dhe dashakeq.Është i pavërtetë sepse ata që janë siguruar me kinse informata zyrtare, janë krejtësisht të pasakta.Ne nuk mundemi të flasim për progresin që kemi bërë në sigurimin e vaksinave, sepse kjo çështje është strikt konfidenciale. Edhe ata që kanë rrjedhur çfarëdo çerek të vërtete e kuptojnë se këto të dhëna janë konfidenciale. E ata që rrjedhin të dhëna konfidenciale duhet ta kuptojnë se dëmtojnë procese të ndjeshme, në këtë rast kanë dëmtuar dhe rrezikuar shëndetin e qytetarëve. Procesi i sigurimit dhe furnizimit me vaksina nuk është lojë. Vaksinat janë çështje e rëndësisë dhe e sigurisë kombëtare, sepse kemi të bëjmë me shëndetin publik të qytetarëve. E të rrezikosh sigurimin e vaksinave ke rrezikuar shëndetin e qytetarëve, e për këtë shteti duhet të kërkojë llogaridhënie. Ne ftojmë prokurorin e shtetit që të mbrojë interesin publik dhe shëndetin e qytetarëve dhe të veprojë ndaj kujtdo që dëmton një proces kaq delikat, por kaq jetik. Qytetarë të dashur,Ministria e Shëndetësisë ka të themeluar një komision për negocim për sigurimin e vaksinave. Ky komision është profesional dhe në komunikim të vazhdueshëm me prodhuesit e vaksinave të aprovuara nga Agjencia Evropiane e Barnave dhe Agjencia Federale e Barnave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kjo trupë profesionale është nën betim të konfidencialitetit që nënkupton se nuk mund të japë asnjë detaj për procesin e negocimit. Por, si ministër i juaji i Shëndetësisë ajo që mund të them me siguri është se jam i kënaqur me punën e bërë nga ky komision dhe progresin që kemi arritur deri tani.Në këtë konferencë, ka folur edhe kryesuesi i ekipit negociues për sigurimin e vaksinave, njëherësh Sekretar i Përgjithshëm i MSh-së, Naim Bardiqi, i cili ka theksuar se ekipi është optimist se janë në rrugën e duhur për të siguruar vaksina të tjera kundër COVID-19.

Lexo më shumë:

Të ngjashme