Vitia-Tahirit: Pse nuk i keni siguruar vaksinat sa ishit në Qeveri?

Prishtinë | 06 Maj 2021 | 11:19 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i MSH-së Arben Vitia ju është përgjigjur akuzave të shefit të Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri për mossigurimin e vaksinave anti-Covid, raporton Ekonomia Online.

Vitia në seancën e Kuvendit, pyeti Tahirin përse nuk i ka blerë ai vaksinat sa ishte zv.kryeministër.

“Ju keni qenë zv.kryeministër për 10 muaj sa keni qenë pse nuk i keni ble, dhe kam pasur shumë vende që i kanë blerë shumë me herët. Pse ju si keni ble kur ishit deri me datën 23 mars dhe ju jeni njoftuar shumë mirë me procesin e negociatave”.

“Për faljen e gjobave është mirë që t’i ndihmojmë bizneset dhe sa kanë qenë të efektshme masat 12 ditore e dinë të gjithë, por kërkesa për falje të gjobave është kërkesë e gabuar dhe është thirrje që mos t’i respektojnë masat”.

Tahiri ju është kundërpërgjigj Vitisë duke i thënë që në pandemi nuk janë të ndarë, raporton EO.

“Nuk jemi tu bë pozitë dhe opozitë këtu dhe e di çka nënkupton një kontratë, kërkesa është që shfrytëzo buxhetin që e ke, mbështetjen tonë dhe mos u frikëso”.

Lexo më shumë:

Të ngjashme