Vitia: Variantin Delta e ndalëm për dy muaj, në ShBA po vazhdon tash e katër muaj

Prishtinë | 20 Sht 2021 | 11:58 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka folur për procesin e vaksinimit në vend, raporton Ekonomia Online.

Vitia para deputetëve tha se falë masave të Qeverisë Kurti, varianti Delta krahasuar me shtet tjera, po shkon drejtë përmirësimit.

Madje ai bëri krahasim me ShBA-në, duke thënë se në këtë shtet ky variant po vazhdon ende kurse në Kosovë është ndalë për dy muaj.

“Ka qenë një muaj e gjysmë shumë i vështirë, ku i ngushëlloj familjet e viktimave. Procesi i vaksinimit po shkon shumë mirë, ku procesi në Kosovë. Derën e hapur e keni në ministri sepse ky virus ka agresivitet shumë më te madh. Ka shumë deputetë që janë munduar ta dëmtojnë procesin dhe nuk kanë ofruar bashkëpunim”, tha ai.

“Për herë re parë kemi remdesivirin që kanë qenë mungesë që nga fillimi i pandemisë. Fal masave po arrijmë që ta kalojmë variantin Delta, më shpejtë se dy muaj. Indisë më shumë se katër muajve, ShBA më shumë se tre muaj dhe po vazhdon akoma, njëjtë edhe në Mal të Zi”.

“Qeveria Kurti po vazhdon ta ulë numrin e këtij varianti. Qeveria paraprake nuk është treguar e aftë, ku si pasojë e masave nuk ka arritur ti ulë numrat, ku nuk është ndërmarrë asnjë veprim e duke bërë që të rriten numrat e vdekjeve”, tha Vitia.

Lexo më shumë:

Të ngjashme