VV-ja braktis Komisionin për Shëndetësi, pamundësohet dërgimi i raportit të MSh-së në Prokurori

Prishtinë | 26 Maj 2020 | 16:49 | Nga Albana Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Sekretari i Ministrisë së Shëndetësisë, Naim Bardiqi ka raportuar në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, në lidhje me riatdhesimin e shtetasve kosovar gjatë pandemisë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, raporton Ekonomia Online.

Bardiqi kërkoi ekipe mjekësore për ta menaxhuar më mirë riatdhesimin e qytetarëve. Ai theksoi se për çdo person i cili riatdhesohet, mbetet nën kompetencat e Ministrisë se Shëndetësisë se a duhet të karintinohet ose jo.

“Ne kërkojmë ekipe mjekësore varësisht nga numri i qytetarëve për riatdhesim. Duke pasur parasysh edhe kapacitetet pasi jo gjithherë mund ti përgjigjemi menjëherë ne Aeroportin e Prishtinës”.

“Çdo ndërhyrje të profesionistit shëndetësor i cili ka për detyrë të përcaktoj se duhet ose jo të karantinohet mbetet nën kompetencat e Ministrisë së Shëndetësisë”, u shpreh ai.

Me tej, Bardiqi njoftoi se komunikimi bëhet përmes shtabeve komunale për qytetarët të cilët lirohen për në shtëpi, raporton EO.

“Nuk është vetëm një ekip, varësisht nga ardhjet dhe komunat. Vija e komunikimit është mes shtabeve komunale. Nëse ka ardhur një aeroplan me 150 udhëtar, ata të cilët lirohen nga aeroporti merret dhe hartohet mbajnë shënime, këto të dhëna i ruan komuna, kurse ata që i nënshtrohen karantinës përmes MSh”, tha ai.

Mes tjerash, ai ka folur edhe për procedurat e tenderëve të bëra gjatë kohës së pandemisë. Bardiqi njoftoj se kërkuar të anulohet tenderi prej 8 milionë eurosh si shkak i keqpërdorimeve në të cilin është paraparë rritja e çmimeve të masave mbrojtëse.

Ku vlera e tyre në vitin 2019 ka qenë 1.40 euro kurse gjatë pandemisë maska ka pas vlerën prej 20 euro e alkooli 40 euro.

Por, tha ai se nga Policia iu është raportuar se këta operator ekonomik kanë të drejtë të rrisin çmimet pasi nuk ka ligj që i sanksionon.

“8 milionë e 100 mijë euro është parë tenderi për pajisjet higjienike. Kemi marrë për bazë vlerat ekzistuese në treg që kanë qenë të mëparshme në vitin 2019, FF2 (maska) ka qenë vlerë 1 euro e 40 cent, në aktivitetin e parë të prokurorimit ka ardhur me çmime marramendëse siç 20 euro për një maskë dhe 40 euro për alkool. Kam kërkuar që ky tender të anulohet për shkak keqpërdorimit”.

“Kam ftuar Policinë dhe Autoritetin e Konkurrencës për këto çmime abuzuese. Nga Policia me kanë thënë se kanë të drejtë dhe nuk ka ndonjë ligj që i sanksionon për çmime të tilla operatorët ekonomik. Këto mjete nuk janë te MSh, por të organizatës buxhetore ShSKUK”, tha ai, raporton Ekonomia Online.

Sekretari i MSh-së, potencoi se nuk kanë negociuar me një operator ekonomik, por emergjencat e shpallura janë me ligj pasi thotë ai se kanë pasur mungesë për material mbrojtës, pajisje e të tjera.

Bardiqi i quajti konstatime deklaratat e deputetit Bekim Haxhiu, derisa potencoi se testet e ardhura nga Serbia janë donacion, për të cilat tha se donacione nga Serbia ka pasur edhe në baza të rregullta.


“Po morfina është kontraktuar, por nuk është e implementueshme. Na kemi proceduar për te gjitha operatorët ekonomik dënime te cilët nuk kanë furnizuar me kohë. Ka qenë një punë e madhe dhe e ngarkuar në tensionin me qindra aktivitetet ditore”.

“Nuk ka pasur leje për import testet e Serbisë. Donacionet e Serbisë janë në baza të rregullta. Dy kontrata janë bërë, por operatori ekonomik nuk ka pasur licencë importi për të cilën nuk kam qenë në dijeni”, tha ai.

Anëtari i komisionit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Uka kërkoi të dijë lidhur me procedurat e tenderimit si kanë rrjedhur ato, siç tha ai se ka pasur aktakuza dhe spekulime se ka pasur vjedhje, raporton EO.

Uka pyeti edhe në lidhje me keqpërdorimet në medikamente derisa kërkoi të dijë se mbi kë bie përgjegjësia.

Bekim Haxhiu nga PDK-ja tha se barnat gjatë kohës se pandemisë janë shitur me shtrenjtë, derisa morfina e cila nuk ka pasur leje për import është kontraktuar nga MSh-ja.

Ai poashtu, deklaroi se Kosova qëndron keq sa i përket testimeve për kokë banori krahasuar me vendet e tjera.

“Janë blerë barna deri në 30% më shtrenjtë. 113 shtete kanë bërë teste më për numër banori më shumë së Kosova. Kurse në rajon kanë numër më pak të rasteve për numër banor si dhe numër të vdekjes”.

“Prokuroria të merret ne keqmenaxhim, qytetarët duke ndenjur mbyllë, dikush ka dal e ka vjedh, përgjegjës për këtë edhe te ministri. MSh ka kontraktua për rritje të çmimeve. Për morfinën nuk ka leje për import dhe është kontraktuar kompani”, pyeti ai.

Kryetarja e Komisionit Albena Reshitaj, iu drejtuar sekretarit të MSh-ja në lidhje me lejimin e mjekëve nga Serbia në Kosovë.

“A ka qenë MSh e informuar për këtë veprim të Serbisë për sjelljen e një grupi të mjekëve nga Serbia në Kosovë, si janë lejuar këta mjek dhe si do të funksionojnë. A është reciprocitet i njëanshëm i njohjes se licencave të sektorit shëndetësor”, pyeti ajo.

Bardiqi potencoi se ka qenë i informuar për lejimin e grupit shëndetësor nga Serbia për të cilët tha se ka pasur edhe presion nga ndërkombëtarët.

“Kam qenë i informuar për grupin e profesionistëve mjekësor nga Serbia, por kam kërkuar të fillojnë procedurat e licencimit. Qendra Operative Emergjente iu është dhënë numrat e licencimit”, tha ai.

Pas raportimit të sekretarit pati përplasje ndërmjet kryetares Albena Reshitaj dhe deputetes nga VV-ja Labinote Demi-Murtezi në lidhje me menaxhimin e situatës gjatë pandemisë.

Reshitaj thotë se VV-ja nuk dëshiron të besojnë të vërtetë, e as dokumenteve të verifikuar.

“Kur kërkohet diçka të verifikohet dhe duhet t’i besohet fakteve, mosmundësia për të pranuar të vërtetën është shqetësuese”.

Demi-Murtezi thotë se transkripti lexohet dhe analizohet e pastaj sjellit në komision.

Këta të fundit e lëshuan mbledhjen e komisionit pas përplasjeve e cila erdhi si shkak i akuzave nga komisionit kundrejt Ministrisë së Shëndetësisë gjatë kohës së pandemisë, ku edhe u pamundësuar dërgimi i raportit në Prokurori, raporton EO.

Bekim Haxhiu nga PDK-ja iu drejtua deputetëve të VV-së se po e lëshoni mbledhjen për shkak frikës nga Prokuroria.

Uran Ismaili nga PDK-ja, tha se është mirë që është krijuar një transkript, siç tha ai është një mundësi e mirë për ta ditur gjendjen dhe për të dhënë kontribut.

Ekrem Hyseni nga LDK-ja theksoi se është mënyra e duhur për ta dërguar deri në fund këto raportime.

Komisioni mori vendim që të mërkurën të vazhdojë mbledhja e komisionit në orën 10:00, e cila u anulua si shkak i kuorumit.

Lexo më shumë:

Të ngjashme