Zemaj në Klinikën Anesteziologjisë, synon rikthimin e anesteziologëve që janë larguar

Prishtinë | 16 Tet 2020 | 12:26 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Për nder të ditës botërore të Anestezionit, ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka vizituar klinikën e Anesteziologjisë, raporton Ekonomia Online.

Synim i Zemaj mbetet inkuadrimi i specializantëve të ri, që synojnë lehtësimin e punës në këtë Klinikë.

Zemaj ka thënë se kanë nisur bisedimet me anesteziologët që janë larguar nga Shërbimi Spitalor, për të shikuar mundësinë për rikthimin e tyre.

“Aktualisht pas shumë përpjekjeve me sukses kemi arritur që të ngrisim kapacitet tona në klinikat tona duke shtuar numrin e respiratorëve. Gjatë muajve të fundit kemi rritur numrin e profesionistëve shëndetësor në të gjitha klinikat dhe kemi dhënë prioritet shtimit të numrit të specializimeve por me rritje e nevojës janë planifikuar 40 specializant të anesteziologjisë. Edhe ata që janë larguar nga shërbimi spitalor unë kam filluar edhe mënyrën e kontakteve dhe bisedimeve se përse janë larguar dhe cilat janë nevojat për dhe kushtet e rikthimit”, ka thënë Zemaj.

U.D i drejtorit të ShSKUK-së, Valbon Krasniqi ka thënë se inkuadrimi i specializantëve të ri do të lehtësojë punën e anesteziologëve.

“Ne sot jemi ardh me shënu një ditë të rëndësishme, dhe prezenca juaj ministër po na motivon edhe më tepër dhe kjo po tregon një përkushtim tuajin. Është fakt që anesteziologët këtyre muajve kanë qenë shume të munduar, dhe këta ja kanë arrit me sukses t’i kryejnë detyra e tyre. Tash së fundmi kemi arritur që të funksionalizojmë mjekimin intensiv dhe janë bërë riparime dhe i kanë në dispozicion 26 shtretër. Ajo çka do ta lehtësojë punën e tyre është inkuadrimi i specializantëve të ri”, ka thënë Krasniqi.

E Lulzim Emini, kryetar i Asociacionit të Anesteziologëve të Kosovës, ka falënderuar ministrin Zemaj për vizitën në Ditën Botërore të anestezionit. Ai ka thënë se “Në Kosovë anestezioni është aplikuar në vitet e 70, ndërsa në vitin 1999 është formuar Klinika e Anesteziologjisë dhe në vitin 2000 kanë dalur anesteziologët e parë që e kanë përfunduar specializimin në Kosovë”.

Ndërsa Nehat Baftiu drejtor i Klinikës së Anesteziologjisë, ka thënë se për këto 6 muaj në krye të MSH-së, Zemaj ka kryer punë të madhe.  

“Unë ju falënderoj për punën dhe angazhimin që e bëni bërë këto 6 muajt e fundit sepse ka qenë një punë e madhe dhe asnjë kundërshtim nuk kam pasur dhe puna ka ecur siç është më së mirë në këtë klinikë”, ka thënë Baftiu.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm
Lexo më shumë:

Të ngjashme