Zemaj nënshkruan kontratat e radhës me specializantët: Askush s’do të diskriminohet

Prishtinë | 20 Jan 2021 | 10:11 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka nënshkruar kontrata e radhës me specializantët, raporton Ekonomia Online.

Gjatë së mërkurës dhe të enjten 166 specializantë do t’i nënshkruajnë kontratat, për të filluar me specializime më 1 shkurt.

Me këtë rast Zemaj ka thënë se këto kontrata po shpërndahen më herët me qëllim që mos të diskriminohet askush.

“E kemi parë të arsyeshme që të bëjmë më herët shpërndarjen e kontratave. E kemi marrë obligim fillimin e këtij procesi kaq të rëndësishëm për vendin”, ka thënë Zemaj.

“Kemi vendosur që askush mos të pret e mos të diskriminohet”.

Arlinda Sahiti ka thënë për EO se ka pritur një vit për të fituar kontratën e specializimit.

“Fakultetin e Mjekësisë e kam mbaruar në vitin në korrik të vitit 2019 dhe specializimin e kam fituar më 2020 domethënë kam pritur një vit”.

“Për çdo mjek sidomos për mjekët e rinj është një ëndërr që bëhet realitet. Unë jam shumë e lumtur sepse është një hap shumë i madh në karrierën time si mjeke e ardhshme”.

“Vështirësi nuk kemi pasur përveç pritjes prej momentit që kemi firuar specializimin deri në momentin e nënshkrimit, pra ka qenë një pritje disa mujore”.

Kurse Blerta Krasniqi-Dema ka thënë se është e papunë që 2 vjet e gjysmë pas diplomimit.

“Fakultetin e kam përfunduar në qershor të vitit 2018, qe dy vjet e gjysmë po pres për punësim. Nuk më është dhënë rasti të punojë si mjeke e përgjithshme deri tash”.

“Shumë jam e lumtur por edhe përgjegjësinë që e kam mbi supe shpresoj që mund ta praktikojë këtë punë dhe t’i gjendem afër grave dhe vajzave tona”.

Lexo më shumë:

Të ngjashme