Zemaj nga Gjilani apelon për kujdes: Shifrat e të infektuarve janë alarmante

Gjilan | 24 Nën 2020 | 13:45 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, sërish ka bërë thirrje për kujdes të shtuar nga të gjithë pa përjashtim sa i përket respektimit të masave anti-Covid, raporton Ekonomia Online.

Pas takimit me kreun e Gjilanit, Lutfi Hazirin, në një konferencë për medie, Zemaj tha se shifrat e të infektuarve me Coronavirus janë alarmante.

Ai më tej ka shtuar se janë duke bërë maksimumin që të ngriten kapacitet nëpër spitale.

“Interesimi jonë është të grisim kapacitetet spitalore pasi tri javët e fundit kemi rritje të rasteve dhe shifrat janë alarmante. Nëse ne vazhdojmë me kujdes i u ndihmojmë profesionistëve shëndetësor”.

“Qeveria e Kosovës dhe ministria po bënë gjithçka që t’i bëjë ballë këtij virusi me ngritje të kapaciteteve. Nuk duhet të na mbërthejë vetëm pandemia por duhet ta kemi kujdesin e shtuar”.

Kryetari i komunës së Gjilanit Lufti Haziri ka apeluar te deputetët që ta votojnë Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, duke shtuar se veç në Gjilan kanë humbur vendin e punës 800 persona, raporton EO.

“Kemi 7 000 teste deri sot dhe 502 raste aktive, 68 të vdekur. Spitali i qyteti është në shërbim 24 orë”.

“Tri ekipe mjekësore deri 85 vizita ditore i realizojnë në shtëpi. Jemi në finalizim të spitalit të qytetit. Ne po e mbyllim ciklin e investimeve të mëdha. Ne jemi të interesuar me ruajtur edhe shëndetin e ekonomisë”.

Të dy bashkë do të vizitojnë Spitalin e Përgjithshëm të këtij qytetit për të vazhduar më pas për vizitë në Qendrën Rajonale të Shëndetit Publik (QRShP).

Kurse në fund të vizitës në Gjilan, Zemaj do të mbajë konferencë për medie.

Lexo më shumë:

Të ngjashme