Zemaj për vdekjet e dyshimta në Infektivë: Ende s’kam marrë raport nga Prokuroria

Prishtinë | 07 Kor 2020 | 13:14 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka përshëndetur shkarkimin e Basri Sejdiut nga posti i drejtorit të ShSKUK-së, raporton Ekonomia Online.

Zemaj në një konferencë për medie shtoi se e ka marrë obligim të sistem të mirëfilltë shëndetësorë.

“Jemi sot këtu për t’iu kushtuar vëmendje situatës me pandeminë Covid-19. Motra dhe mjekë që kanë kryer këtë punë e bartin më të drejtë epitetin e hero juve dhe nuk mund t’ua hupim mundin për këto ditë”.

“Kemi obligim që ta ndërtojmë një sistem të mirë shëndetësorë”.

“Shkarkimi i drejtorit Basri Sejdiu duhet të përshëndetët, ndërsa në ditët në vazhdim do të bëjmë të ditur edhe veprimet e tjera”, ka thënë Zemaj.

Ai ka thënë se ka themeluar bordin për specializantë, në mënyrë që të punësohen të gjithë specializantë, raporton EO.

Sa i përket dyshimeve për vdekje që kanë ndodhur të dielën në Infektivë, ai tha se ende nuk ka marrë raporton nga Prokuroria.

“Kam themeluar bordin për specializim dhe nuk do të lejoj që ata të ikin nga Kosova vetëm pse shteti i tyre nuk po u jep hapësirë”.

“Prandaj në frymën e angazhimit të mbajmë maska dhe doreza në mënyrë që t’i ikim këtij virusi”, tha Zemaj.

“Ende nuk kemi marrë raport nga Prokuroria në lidhje me hetimet e ditës së dielën, kërkoj që ta marr sa më parë raportin”.

Primare thotë se për të është t’i mbrojë pacientët dhe mos të dezinformojnë qytetarët, raporton EO.

“Pak është në interesin tonë se çka thonë nga VV-ja. Tjerët mund të bëjnë politikë dhe akuza sepse e kuptoj se jam person politik dhe mos të luhet me ndjenja të qytetarëve”.

“MSh-ja e ka shkruar draftin dhe jemi ku brenda kësaj seancë deputetët do të vendosin. Janë disa gjoba që do të diskutohet”, tha ai.

“Emërimi i Valbon Krasniqit si u.d për mua si ministër është profesional dhe e shpejtë mund të dal me rekomandime për të ecur përpara. Kush ka qenë e ku ka qenë është e drejtë e tij, por që për mua është që të jetë profesional dhe të jetë në shërbim të pacientëve”, thotë ai.

Fotografia e Ministria e Shëndetësisë
Lexo më shumë:

Të ngjashme