Zemaj: Vaksina anti-Covid vjen në shkurt, s’ka lirim të masave

Prishtinë | 28 Jan 2021 | 11:45 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend  Zemaj, ka thënë se vaksina anti-Covid pritet të arrijë në Kosovë në muajin shkurt, raporton Ekonomia Online.

Zemaj tha se janë duke punuar në sigurimin e kësaj vaksine.

Ai ka folur edhe tubimet e partive politike për moszbatimin e masave duke përfshirë edhe vetë atë, është shprehur se të gjithë duhet respektuar masat.

“Nuk duhet të presim vetëm gjoba dhe ndëshkime, por duhet respektuar masat. Partitë politike organizojnë tubime e ato janë individuale, të gjithë duhet të thërrasin vetveten”, tha Zemaj.

Ai  tha që nuk do ketë lirim të masave që mund të prishte stabilitetin e rasteve dhe pandemisë.

Lexo më shumë:

Të ngjashme