Zemaj viziton Klinikën Infektive, apelon qytetarët për kujdes

Prishtinë | 15 Nën 2020 | 21:49 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka vizituar Klinikën Infektive në QKUK.

Nga aty ai u ka bërë thirrje qytetarëve për kujdes dhe respektim të rekomandimeve të IKSHPK-së me qëllim të parandalimit të përhapjes së Covid-19.

“Të gjithë, në një vijë të përbashkët, dje ,sonte e neser, duke i respektuar të gjitha masat dhe vendimet, arrijmë sukses. Ruaje veten nga virusi, ashtu e ruan familjen dhe shtetin”, shkroi Zemaj në Facebook.

Shkrimi i plotë i Zemajt në Facebook:

24 orë në ditë, 7 ditë të javës, tash e nëntë muaj, Klinika Infektive është epiqendra e pacientëve të infektuar me Covid 19.

Ekipi i mjekëve dhe personeli shëndetësor, me drejtoreshën, Dr. Lindita Ajvazi Berisha në krye, edhe pse me numrin e madh të pacientëve, asnjëherë nuk u dorëzuan.

Stafin dhe punonjësit e Klinikës Infektive i falënderoj dhe siguroj që po bëjmë të pamundurën që të infektuarve të hospitalizuar me Covid 19, mos t’u mungojë asgjë.

Të gjithë, në një vijë të përbashkët, dje ,sonte e neser, duke i respektuar të gjitha masat dhe vendimet, arrijmë sukses.

Ruaje veten nga virusi, ashtu e ruan familjen dhe shtetin.

Barte maskën!

Ruaje distancën!

Mbaje higjienën!

Të ngjashme