Shënohen sërish pikat e protestës në sheshin “Skënderbeu”

Prishtinë | 16 Maj 2020 | 12:17 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Disa aktivistë të shoqërisë civile i kanë përforcuar sërish me ngjyrë të kuqe pikat e caktuar për protestë të mundshme në kohë pandemie në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.

Kjo pas raportimeve se pikat janë larë dhe shlyer nga Komuna e Prishtinës.

As zyrtarë të Komunës së Prishtinës dhe as aktivistët të cilët i ri shënjuan këto pika nuk kanë pranuar të flasin.

Ndryshe, ditë më parë Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist dhe  Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim – ORCA kanë mbajtur përcaktuan pikat për   protestuesit e mundshëm në situatë pandemie, raporton Ekonomia Online.

Përmes këtij aktiviteti, aktivistët shënjuan 448 pika për 448 protestues para Teatrit Kombëtar për të demonstruar një mënyrë të mundshme të zhvillimit të një proteste në situatë pandemie duke respektuar distancën sociale dhe masat tjera.

Këto janë organizatat dhe aktivistët që u përfshirë në aksionin e para disa ditëve: ADMOVERE, Integra, Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, ORCA – Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim, Trina Binaku, Gentiana Mehmeti, Alora Hyseni, Durim Jasharaj, Indrit Ferati, Rinor Mehmeti, Paris Guri, Roni Idrizaj, Agon Rexhepi dhe Adelina Tërshani

Të ngjashme