Shenjtërimi i Nënë Terezës: Roma blindohet nga ajri dhe toka

Prishtinë | 04 Sht 2016 | 09:22 | Nga

Kryeqyteti i Italisë, Roma, blindohet nga toka dhe ajri nën masa të rrepta sigurie për të garantuar mbarëvajtjen e ceremonisë së shenjtërimit të Nënë Terezës që do të mbahet në sheshin e “Shën Pjetrit”.

Përgjatë ditës së sotme, nga ora 08:00-19:00 janë të ndaluara fluturimet mbi Vatikan.

Forcat Ajrore kanë përgatitur një sistem për zbulimin e fluturimit të avionëve të paautorizuar, shkruan Oranews.

Në gjendje gatishmërie janë ekipet e emergjencës së policisë dhe karabinierët.

Masat e shtuara të sigurisë vinë jo vetëm për shkak të numrit të madh të besimtarëve që pritet të jenë sot të pranishëm në ceremoni, por edhe prania e 13 personaliteteve të huaja, krerë shtetesh e qeverish.

Një vëmendje të shtuar ka edhe për sigurinë e Papa Françeskut, i cili duket mjaft i qetë: “Ne do të kemi një gëzim duke e parë atë të shenjtë, e meriton”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme