Shënohet 20-të vjetori i të rënëve gjatë 1999 në Celinë, Celinë dhe Brstoc të Rahovecit

Prishtinë | 25 Mar 2019 | 15:41 | Nga Ekonomia Online

Në fshatrat Celinë, Celinë dhe Brstoc të Komunës së Rahovecit, sot janë mbajtur tubime përkujtimore për të shënuar 20-të vjetori i të vrarëve gjatë vitit 1999 në këto fshatra të cilët janë vrarë barbarisht nga paramilitarët serb. Në tubime ka mare pjesë kryetari i komunës, Smajl Latifi me bashkëpunëtor dhe familjar të të rënëve.    

“Sot e 20 vjet më parë, pushtuesi kriminal serb, duke mos kursyer asnjë person, vrau barbarisht martirë e dëshmorë shqiptarë në Celinë, Fortesë e Brestoc. Në Brestoc u vranë 49 shqiptarë, ku 6 prej tyre janë të pagjetur, qytetarë tanë që u vranë e masakruan veç pse ishin shqiptarë .Pastaj në Fortesë ishin 69 bashkëqytetarë tanë, të rinj e të moshuar, burra e gra, që mizorisht u privuan nga jeta. Njëjtë, okupatori serb veproi edhe në Celinë, duke vrarë 75 persona, në një masakër që tronditi gjithë botën”, ka thënë ndër të tjera Latifi.

Në fjalimin e tij kryetari Latifi, ka vazhduar duke thënë se i kujtojmë me nder, respekt e përulje të thellë të gjithë burrat, gratë, pleqtë e fëmijët që u ekzekutuan barbarisht nga makineria vrastare e pushtuesit serb.  Jeta, vepra dhe gjaku i të rënëve janë baza dhe themeli i lirisë së Kosovës. Presim që të vendoset drejtësia e vonuar dhe të marrin dënimin e merituar kriminelët që na lanë pa më të dashurit tanë.

Të ngjashme