Shënohet Dita Botërore e Planifikimit të Qyteteve, bëhet thirrje për mbrojtje të mjedisit

Prishtinë | 08 Nën 2019 | 10:37 | Nga Albanë Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) dhe Instituti për Planifikim Hapësinor kanë mbajtur tryezë ne rastin e 8 nëntorit “Ditës Botërore të Planifikimit të Qyteteve”, raporton Ekonomia Online.

Sekretari i Përgjithshëm i MMPH, Arben Çitaku, deklaroi se 8 nëntori duhet të jetë ditë e rëndësishme për të gjithë ata që dëshirojnë një mjedis të mbrojtur.

“8 nëntori është e rëndësishme për çdo qytetar të botës që do qytet më funksional mjedis të mbrojtur dhe të menaxhuar më shumë kujdes. Plotësimi i këtyre dëshirave do të na ndihmonin në praktikat e këtyre objektivave”. 

“Për here të parë është shënuar 1949 në vendosjen e politikave që do të ndryshojnë në kualitetin e jetës në përgjithësi. Kjo ditë na përkujton se planeret duhet të jenë të trajnuara si dhe institucionet duhet të ndikojnë në përmirësimin e vendbanimeve në përgjithësi dhe lagjeve në veçanti”.

Çitaku theksoi se kjo ditë po festohet edhe në Kosovë ashtu siç organizohet në qytetet e botës.

“Festohet në shumë qytete në disa anë të botës, andaj dhe Kosova në institucionet e veta po shënojnë këtë ditë të rëndësishme të mjedisit urban”, u shpreh Çitaku.

Drejtoresha e UN HABITAT, Gwendoline Mennetrier, theksoi se qytetet janë të rëndësishme dhe kjo ditë nuk duhet të dështojë në zhvillimin e qëndrueshëm urban.

Siç tha ajo, zhvillimi i qëndrueshëm organizohet në katër shtylla, territorial-shoqëror si dhe financiar-mjedisor.

“Jam e lumtur që jam këtu sot me ju si ekip dhe si program i zhvillimit. Kemi bashkuar me MMPH për ta shënuar këtë ditë sot. Sapo kemi përfunduar ditën botërore të qyteteve dhe ka qenë një muaj i lodhshëm. Faleminderit që jeni bashkuar për ta festuar këtë ditë. Qytetet tashme janë të rëndësishme dhe organizmi nuk duhet të dështojë”.

“Zhvillimi i qëndrueshëm urban organizohet në planifikim i cili kërkon të dhëna akter angzhim dhe lider-ship. Si dhe vazhdimësi në koordinim në nivel qendror. Katër shtylla mbështetet në atë territorial shoqëror, mjedisor dhe financiar që planifikimi të na shpie në një shoqëri me gjithëpërfshirëse”.

“Përmes veprimeve tona kemi ndikim në jetën e njerëzve që janë të lënë pas. Jemi duke punuar shumë për ta ulur varfërinë për ta përmirësuar mjedisin. Për të ndalur krizën globale dhe për të rritur prosperitetin”.

“Komunat tona partnere që kanë qenë pjesëmarrëse. Përshëndes të gjithë të rinjtë dhe që do të ndajnë përvojën e tyre”, u shpreh ajo.

Në fund të tryezës do të shpallen fituesit e fotografisë më të mirë për mjedisin.

Të ngjashme