Shënohet Dita Botërore e Sindromës Down, Haradinaj zotohet për trajtim të barabartë

Prishtinë | 21 Mar 2019 | 11:55 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në shënimin e Ditës Botërore të Sindromës Down, Shoqata Down Syndrome Kosova ka organizuar konferencën “Aftësia e kufizuar intelektuale në Kosovë”, në kuadër të projektit “Mëso më Mbështet Mua”, raporton Ekonomia Online.

Kryeministri, Ramush Haradinaj, vlerësoi kontributin e personave me Sindromën Down, ndërsa tha se duhet të vlerësohen edhe vullnetarët të cilët u dalin në ndihmë atyre.

“21 marsi është dita Botërore e Personave me Sindrome Down. Një rezolutë për të është adaptuar me konsuesus të Kombeve të Bashkuara. Qeveria e Kosovës në përkrahje ka miratuar koncept-dokumentin për përfshirje të barabartë, përmes së cili personat me Sindromën Down të kenë vendin e merituar”.

“Si Qeveri kemi ende shumë punë me bë. Në këtë realitet tonin respektin më të madh e kemi për ata vullnetarë që nuk printojnë dhe organizojnë të tilla si kjo sot”.

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi tha se kjo ministri ka marrë mbi vete të gjitha përgjegjësitë për tu dhënë të drejta personave me Sindromën Down.

“Konsideroj se nuk duhet vetëm kjo ditë që është e shënuar të bisedojmë për këta persona, por duhet ta kemi angazhim të përditshëm që tu ofrojmë qasje të barabartë. MAShT i ka marrë përgjegjësitë dhe obligimet e veta”.

“Si ministri jemi duke e marrë me seriozitet qasjen e personave me Sindromën Down që të kenë mundësi të arsimimit dhe edukimit në mënyrë të barabartë”.

“Në 2017 është bë hap pozitiv që të bëhet përgatitje për asistentë, ku është bërë trajnim i 75 asistentëve. Komunat e para kanë filluar, Ferizaj e Kaçaniku kanë filluar dhe po presim edhe nga komunat e tjera që të punësojnë 100 asistentë. Ne vazhdojmë të kemi angazhim të përbashkët me të gjitha organizatat”.

Ricardo Serri nga zyra e BE-së, tha se do të jenë të angazhuar gjithnjë për të ndihmuar që të ketë kushte më të mira personat me Sindromën Down.

“Është e qartë që në Kosovë ashtu si vendet e tjera ndonjëherë ka organizata të mira që kujdesen për rastet e personave me aftësi të kufizuara”.

“Është nevoja e institucioneve që duhet të përmirësojnë ligjin, ta ndryshojnë dhe kemi mbështetjen tuaj ashtu siç keni edhe tonën. Edhe pse ka shumë për tu bërë, unë iu siguroj se ka shumë për tu bërë edhe në botë, gjithkund”.

Sebahate Hajdini – Beqiri, drejtoreshë e Shoqatës Down Syndrome Kosova, tha se një përfshirje e tillë edhe e institucioneve në këtë konferencë tregon vullnetin për tu qëndruar afër personave me aftësi të kufizuara dhe personave me Sindromën Down.

“Ne kemi vendosur të shënojmë këtë ditë duke vazhduar të jemi zëri i komunitetin të cilin ne e drejtojmë. Sot ne duam të ngrisim zërin për sfidat me të cilat ballafaqohet komuniteti me Sindromën Down”.

“Gjendja e personave me Sindromën Down në shtetin tonë lë shumë për të dëshiruar edhe pse ka përmirësime. Draftimi i ligjit nga Qeveria i cili do trajtojë barabartë të gjithë personat me aftësi të kufizuara është një shpresë”.

Të ngjashme