Shënohet Dita e Flamurit të Ashkalinjve, ky komunitet merr mbështetje institucionale

Prishtinë | 13 Shk 2019 | 10:42 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Është shënuar Dita e Flamurit të Komunitetit Ashkali në Qeverinë e Kosovës, ku për këtë komunitet u premtua që do të punohet për të drejtat e tyre, raporton Ekonomia Online.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se nuk do të heqin dorë derisa ky komunitet ti gëzojë të drejtat e veta.

“Jam i gëzuar që shtëpia e qytetarëve, pra qeveria është vendi ku bashkohen kaq shumë dhe kaq me dashuri për të shprehë respektin për komunitetin ashkali. Komuniteti ashkali është më i vjetri në Kosovë që në çdo etapë asnjëherë nuk ka munguar. Bashkë ndjejë dhe kam respekt për dy kryetarët e dy partive. Nuk është lehtë me qenë kryetar i komuniteti ashkali sepse nuk e ka situatën e mirë dhe as të lehtë. Kemi me bë punë të mirë për komunitetin ashkali bashkë me dy deputetët bashkë me të tjerët. Nuk heqim dorë që komuniteti ashkali me i gëzua të drejtat”, tha Haradinaj.

Deputeti i cili përfaqëson interesat e këtij komuniteti në Kuvendin e Kosovës, Etem Arifi, ka kërkuar mbështetje më të madhe nga kryeministri, megjithëse është shprehur se kushtet ku sot jetojnë dhe veprojnë komuniteti ashkali janë shumë më të mira se më parë.

“Ne jemi mirënjohës dhe falënderues ndaj UÇK-së, BE-së, ShBA-së, NATO-s për lirinë dhe pavarësinë që gëzojmë 11 vjetorin e pavarësisë. Jemi krenarë që jemi pjesë e nënshkrimit të deklaratës së pavarësisë. Kjo festë ashkalinjtë i gjen me mbështetje institucionale. Ashkalinjtë kanë sot arsim më të mirë, banim më të mirë. Por kryeministër kërkoj me mbështetjen tuaj dhe kërkesat tona sepse ashkalinjtë kanë nevojë ende për jetën e tyre më të mirë. Ashkalinjtë duhet të jenë pjesë e çdo zhvillimi për integritet”, u shpreh Arifi.

Deputeti tjetër, Danush Ademi, tha se komuniteti ashkali gëzojnë të drejtat e tyre dhe kanë jetë më të mirë falë qeverisjes Haradinaj.

“Është hera parë që komuniteti ashkali gëzon një të drejtë 3 milionë e 700 mijë euro janë nda për ashkalinjë që të kenë jetë më të mirë. Kjo do të thotë se kryeministri Haradinaj din, don dhe gjithmonë e ka dashtë këtë komunitet. Komuniteti jonë prej pas luftës gëzoi të drejtat elementare ku asnjëherë si komunitet nuk e kemi ndje veten e diskriminuar. Vetëm prej komunitetit tonë i kemi mbi 10 mijë nxënës dhe kjo do të thotë shumë. Besoj se edhe kjo ushtri që është formuar, 10 për qind e saj do jenë nga komuniteti ashkali”, u shpreh Ademi, raporton EO.

Të ngjashme