Shënohet Dita e Trashëgimisë Audio- Vizuale, Dumoshi: Të dokumentojmë të kaluarën

Prishtinë | 27 Tet 2020 | 16:17 | Nga Aulona Sylaj

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi ka marr pjesë në aktivitetin organizuar me rastin e Ditës së Trashëgimisë Audio- Vizuale, raporton Ekonomia Online.

Ajo ka thënë se përveç shënimit të kësaj dite, duhet të dokumentojmë të kaluarën dhe ti prezantojmë për gjeneratat e ardhshme.

“Më lejoni të uroj këtë ditë dhe të ju falënderoj për angazhimin tuaj ne ketë kohë pandemie. Përtej shënimit të kësaj dite me aktivitetet simbolike ka edhe shumë tjera që kërkojnë angazhimin tuaj e mbështetje institucionale. Kjo ditë shënon njohën e rëndësisë të dokumenteve audio- vizive. Të dokumentojmë të kaluarën dhe ti prezantojmë për gjeneratat e ardhshme”

Kompozitori Valton Beqiri , tha se në arkivat e institucioneve ekziston një numër i madh i veprave që presin të digjitalizohen.

“E dimë se në arkivat e institucioneve tona ekzistojnë një numër i madh i veprave që presin të digjitalizohen në një formë të mire. Procesi i digjitalizimit nuk është shumë i njohur tek ne. Kjo arkivë është e shtetit  është e të gjithve. Duhet të dini që përveç videove muzikore në Radio Prishtinë ekzistojnë edhe numër i madh i filmave e dramave. Shpresoj ta kemi sa më shpejt një databazë të kompozitorëve. Ne e kemi zgjedhur Bareshën ta promovojmë si perlë të muzikës sonë shqiptare. Digjitalizimi kërkonkohë të gjatë të punës”, tha ai.

“Ne si ministri kemi marrë vendim dhe jemi në proces të digjitalizimit të institucioneve tona dhe jemi gati. Po dokumentojmë disa pjesë të trashëgimisë  kulturore e shpirtërore. Ne kemi edhe drejtorin e Bibliotekës Kombëtare që fillon të mbledhë rrëfime të grave nga Krusha”

“Ne kemi një arkivë mjaftë të pasur në Radio Kosovë ku ka radio drama të shkëlqyeshme të cilat duhet ti digjitalizojmë. Synimi ynë është që me rritjen e buxheteve që këto arkiva e dokumentacion t’i shndërrojmë në digjitalizim. Që këto të merren nga gjenerata e reja për studime. Në këtë kohë pandemie Ministria e ka shënuar muajin e trashëgimisë më plotë aktivitete”.

“Është lajm i mirë që institucionet tona prej vitit të ardhshëm do të jenë të pavarura. Do ta kenë kodin e vet”, tha ajo.

Kushtrim Koliqi regjisor, thotë se kanë nisur grumbullimin e rrëfimeve të grave të dhunuara gjatë luftës, të cilat do të realizohen dhe në forma të audio-dramave

“Një prej projekteve që kemi nis si organizatë është cikli i audiodramave “Unë dua të dëgjohe” ku kemi bërë grumbullimin e rrëfimeve të grave të dhunuara gjate luftës , më ka ardhur ideja që këto ti realizojmë edhe ne format të audio-dramave. Ne i kemi transmetuar në Radio Kosovë. Ne kemi bashkëpunuar me Ministrinë e Kulturës dhe tani do të bëjmë një projekt tjetër me rrëfimet e të familjarëve që i kanë zhdukur persona nga familja”, tha Koliqi.

Të ngjashme