Shënohet Dita e Vullnetarizmit, MKRS-ja vlerëson punën vullnetare

Prishtinë | 05 Dhj 2018 | 13:14 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) ka shënuar Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit. Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi tha se shteti i Kosovës po e njeh punën vullnetare dhe po mundohet që ta shpërblej atë.

“MKRS është institucioni që është duke e njohur punën vullnetare në Kosovë dhe zyrtarisht për herë të parë që nga koha kur gjithë ju bashkërisht jeni marrë me punë dhe aktivitete rinore dhe jemi në ceremoninë ku qeveria e Kosovës vlerësojnë e njohin dhe e falënderoj punën e juaj vullnetare që bëni në vazhdimësi në komunitet”, tha Gashi, raporton Ekonomia Online.

Sipas Gashit një rol të rëndësishëm në këtë proces ka luajt UNICEF-i duke ndihmuar Kosovën, në vazhdimësi në krijimin e platformës ku administrohet nga MKRS.

“MKRS në mbështetje për ligjin e fuqizimit për pjesëmarrje të rinisë ka hartuar udhëzimin administrativ për punë vullnetare dhe përmes kësaj kemi dëshmuar se po bëjmë një punë të mirë sepse për herë të parë po rregullojmë një kontribut një angazhim një përpjekje të tuajën të vazhdueshme për të ndihmuar komunitetin ku jetoni dhe të rinjtë e Kosovës”, u shpreh Gashi.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, shtoi se si ministri do të vazhdojnë të fuqizojnë rolin e të rinjve në Kosovë, përmes punës vullnetare do vazhdojnë te jenë te dobishëm për shoqërinë, rininë dhe komunitetin në përgjithësi.

“Kosova është njëra nga shtetet më aktive në planet në përkrahjen institucionale për punëtorin vullnetar rinor. Me 5 dhjetor qeveritë e vendeve shënojnë këtë ditë por jo të gjithë e njohin kontributin e përbashkët për të pas sa më shumë të rijnë që ndihmojnë vullnetarizmin në Kosovë”,  pohoi ministri Gashi.

James Mugaju, zëvendës i udhëheqësit të zyrë së UNICEF-it në Kosovë tha se vullnetarët po ndihmojnë që Kosovën ta bëjnë një vend më të mirë.

“Ky rol nuk mund të nënvlerësohet, vullnetarët luajnë një rol të rëndësishëm në shtytjen e ndryshimeve pozitive sociale në komunitetet e tyre. Vullnetarët vijnë nga gjitha etnitë, nga gjitha fushat e jetës ata ndihmojnë shoqërinë dhe ata mësojnë aftësi deri sa të bëjnë punën dhe që u paguhet, kjo është ajo që i bën ata njerëz të veçantë sepse bëjnë punë me pagesë dhe pa pagesë”, tha Mugaju.

Sipas Mugajus, vullnetarët u përgjigjen thirrjeve në kohën kur kanë nevojë, ata ndihmojnë edhe kur shpëtohet jeta.

Mugaju shtoi se  platforma për vullnetarët është krijuar si urë në mes shkollës dhe punës.

Ndërsa, Blerim Azizi nga United Nations Volunteers tha se përmes kësaj platforme, vullnetarët janë më afër mundësive të punës vullnetare dhe organizatat po ashtu janë më afër vullnetarëve.

“Vullnetarizmi është një kapital shoqëror i rëndësishëm për një vend, përmes punës vullnetare individi afrohet më afër komuniteteve dhe u afrohet dora komuniteteve në nevojë për të i adresuar nevojat e tyre”, tha Azizi.

Abetare Gojani nga IPKO Foundation tregoi se IPKO brenda një viti aktivizon më shumë se 1 mijë vullnetarë në vit.

“IPKO Foundation merr më shumë se një mijë vullnetar në vit që në vazhdimësi na përkrahin në përpjekje tona dhe në vitin e fundit kemi pasur kënaqësinë që punësimin e këtyre ta bëjmë përmes platformës që e ka shtuar edhe më shumë vlerën e kësaj iniciative, tha Gojani.

Ministri Gashi dhe Mugaju ndanë mirënjohje për pesë vullnetarët dhe dy për vullnetarët të vitit.

Vullnetarët që morën mirënjohje janë: Gresa Kurtishaj, Adea Baca, Drita Dibrani, Fatlinda Veseli dhe Driera Shala.

Ndërsa, vullnetarët e vitit u zgjodhën Donika Veseli, Tringa Mustafa.

Të ngjashme