Shënohet “Dita Ndërkombëtare e Diskriminimit Zero”, këtë vit u kushtohet grave e vajzave të diskriminuara

Prishtinë | 01 Mar 2020 | 12:40 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qendra për Këshillim, Shërbime Sociale dhe Hulumtime me aksion simbolik ka shënuar Ditën Ndërkombëtare të Diskriminimit Zero, raporton Ekonomia Online.

Liridona Berisha, pjesë e Stafit të Organizatës “SIT” ka thënë se kjo ditë u dedikohet komuniteteve pakicë që diskriminohen nga shoqëria, kurse këtë vit u kushtohet grave dhe vajzave që diskriminuara.

“Dita e Diskriminimit Zero, ështe dite që shenohet cdo vit me 1 Mars, nëper botë edhe kryesisht iu dedikohet komuniteteve të ndryshme te cilat ose jan2 pakice ose diskriminohen prej shoqërisë nëpër botë.

Ndër vite i është kushtuar pjestarëve të komuniteteve LGBT . Këtë vit tema e diskriminit Zero iu dekdikohet grav3 dhe vajzave, shërben si fushatë vetedijësuese për njerëzit që të ndalojnë diskriminimin ndaj ketyre grupeve të margjinalizuara. Aktiviteti është organizuar ne bashkpunim me k10 UNFPA”, tha ajo për EO.

Njomza Berisha,  zyrtare për komunikim Avokim tha se po mundohen me atë të këtij aktiviteti të ngrisin vetëdijën kundër diskriminimit ndaj hrupeve të ndryshme.

“Ne si organizatë k10 do ta implementojmë këtë aktivitet, siç e kemi quajtur aksion ne rrugë, po mundohemi që të ngrisim vetëdijen në kuader të kësaj dite dhe të ndalim ligjet të cilat mund të jenë diskriminuese për komunitetet joshumicë sidomos ndaj grave dhe vajzave. Ne bazë të aktiviteti po mundohemi ti shfaqim llojet e diskiriminit sic janë i moshës, gjinisë, vendbanimit, dukja ngjyra raca”. tha Berisha për Ekonomia Online.

Kjo ditë shërben si një fushatë vjetore globale që promovon diversitetin, rikujton dinjitetin dhe vlerën e barabartë të çdo qenie njerëzore.

Në sheshin “Zahir Pajaziti” aktivistët shfaqën diskriminimet më të shpeshtja që hasim në vendin tonë, perms një instalacioni.

Në një trekëndësh ata shkruajtën:  e drejta në pronë, raca , gjinia, ngjyra, orientimi seksual e të tjera.

Të ngjashme