Shënohet “Dita Ndërkombëtare pa Makina”, kërkohet të përdoren biçikletat

Prishtinë | 22 Sht 2021 | 10:14 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës bashkë edhe me komunën e Prishtinës dhe Policinë e Kosovës kanë shënuar “Ditën Ndërkombëtare pa Makina”, raporton Ekonomia Online.

Zëvendësministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Linda Çavrdarbasha, ka bërë thirrje që të përdoren sa më pak makinat  në mënyrë që të mos ndotet ajri.

“Qëllimi i kësaj jave është të promovojmë lëvizjen pa makina. Tash edhe po afrohet sezoni e vjeshtës temperaturat fillojnë të ulen dhe ndotja e ajrit në të gjitha komunat është shumë e lartë”.

“Duke parë që zhvendosja e popullatës nëpër qytete është shumë e madhe atëherë më shumë përdorin biçikleta dhe do të ndihmonin në reduktimin e ndotjes së mjedisit”.

Shpend Sopa, njëri nga organizatorët tha se në kuadër të kësaj dite organizohen një varg aktivitetesh, raporton EO.

“Sot po festojmë njërën prej ditëve më të rëndësishme të festave mjedisore pa makina. Kjo ditë shënohet me qëllim të përmasimit të cilësisë së ajrit mjedisit dhe mirëqenien fizike. Realizohen aktivitete me biçikleta, vrapimi etj”.

Berat Rakovica, nga “Marakli të biçikletave”, tha se shpreson që vitin e ardhshëm të më shumë ditë pa makina.

Dita Ndërkombëtare pa Makina synon sensibilizimin e njerëzve që të shmangin të paktën për një ditë makinat e tyre, të cilat emetojnë lëndë të dëmshme për organizmin dhe si një përpjekje për të kontribuar në mbrojtje të mjedisit.

Që prej vitit 1988 në Paris ka filluar të festohen kjo ditë dhe brenda katër viteve ka arritur të bëhet Dita Botërore e Lëvizjes pa Makina në të gjithë botën.

Të ngjashme