Shënon rënie “Indeksi i Kostos së Ndërtimit”

Prishtinë | 11 Qer 2018 | 15:06 | Nga

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Indeksin e Kostos së Ndërtimit” (IKN) për tremujorin e parë (TM1) të vitit 2018.

Indeksi i tërësishëm i Kostos së Ndërtimit në Kosovë (IKN) pati një rënie prej (-0.7%) në tremujorin e parë (TM1 2018), krahasuar me TM4 2017. Rënie më të madhe kishin kategoritë: energjia (-4.9%) dhe materialet (-1.0%). Kurse, një ngritje e lehtë u vërejt te makineritë 0.7% dhe kostot e tjera 0.5%.

“Ndërkaq, krahasuar TM1 2018 me TM1 2017, Indeksi i Kostos së Ndërtimit kishte ngritje me një mesatare prej 0.6%. Ngritja e indeksit u vërejt kryesisht te kategoria e materialeve prej 1.0%. Ndërsa, kategoritë që kishin rënie ishin: makineria (-2.2%) dhe energjia (-1.4%)”, thuhet në njoftimin e ASK-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme